Argjentinë, zhvillohet protestë kundër Fondit Monetar Ndërkombëtar

Qindra persona me thirrjen e sindikatave të punëtorëve dhe organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në Bulevardin “Maji” në qendër të kryeqytetit Buenos Aires dhe marshuan deri në ndërtesën e Kongresit Kombëtar.

Protestuesit brohoritën me slogane kundër FMN-së dhe mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet “Një buxhet i pavarur, punë, prodhim dhe drejtësi”. Protestuesit kërkuan që marrëveshja e qeverisë së presidentit Alberto Fernandez me FMN-në për pagesën e borxhit të mos jetë më e rëndësishme se populli i Argjentinës.

Protesta vazhdoi me aktivitetet e mbajtura përpara ndërtesë së Kongresit.

Në Buenos Aires u zhvilluan protesta të ndryshme brenda ditës, ku në protestën e organizuar përpara Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punës Sociale, u përjetua një përleshje në përmasë të vogël. Disa protestues hynë me forcë në ministri dhe u arrestuan 3 persona.

Ndërkohë edhe punëtorët e riciklimit zhvilluan protestë për të mbështetur projektligjin i cili synon që kompanitë të mbulojnë koston e kontejnerëve që nxjerrin në treg.

Për shkak të protestave në Buenos Aires u përjetua ndërprerje në trafik.

Argjentina, vendi i Amerikës Jugore me popullsi mbi 44 milionë banorë, në vitin 2018 nën udhëheqjen e ish-presidentit Mauricio Macri nënshkroi marrëveshjen stand-by prej 57 miliard dollarë e cila përfshin kredinë më të lartë të hapur në historinë e FMN-së dhe në këtë kuadër përdori nga fondi një burim prej 44 miliard dollarë.

Argjentina pagesën e parë prej 1 miliard e 883 milionë dollarë ndaj FMN-së e kreu më 22 shtator.

Shekulli Agency