Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan ishte shumë i dobishëm dhe gjithëpërfshirës, raporton (AA).
Pas takimit në Soçi, Putin pati një bisedë të shkurtër me homologun nga Turqia Erdoğan teksa e përcolli nga rezidenca presidenciale.
“Falemnderit për vizitën. Takimi ishte shumë i dobishëm dhe gjithëpërfshirës. Do të jemi në kontakt”, tha Putin teksa shtrëngoi duart me presidentin Erdoğan.
Gjatë bisedës së shkurtër, Putin i sugjeroi homologut të tij që për dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit të marrë vaksinën ruse Sputnik, por presidenti turk tha se ai tashmë ka marrë dozën e tretë të vaksinës BioNTech/Pfizer, me çka Putin rekomandoi që herën e ardhshme të vaksinohet me vaksinën ruse.