Maqedonia e Veriut regjistron numër rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), që është numër rekord i vdekjeve brenda ditës në vend.

Me këtë, numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 321. Gjithashtu janë regjistruar 173 raste të reja me COVID-19, me çka numri i rasteve është rritur në 6.625.

Nga ministria informojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 150 të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.748, ndërsa aktualisht ka 3.556 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.653 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 63.383.

Shekulli Agency