Një tërmet me fuqi prej 3,9 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sot në mëngjes Bosnjë dhe Hercegovinën, transmeton AA.
Tërmeti është regjistruar në ora 5:23 në thellësi prej dy kilometrave, 60 kilometra në jug të Sarajevës, gjegjësisht dhjetë kilometra në verilindje të Nevesinjes, bëri të ditur Qendra Seizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Sipas të dhënave të Institutit Federal Meteorologjik të Bosnjë dhe Hercegovinës, mëngjesin e djeshëm, tërmete me fuqi 2,8 dhe 3,9 ballë goditën zonën afër Nevesinjes.
Vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5,4 ballë më 26 nëntor, pak kohë pas tërmetit shkatërrues prej 6,3 ballësh që goditi Shqipërinë.