Anija më e madhe luftarake turke në fund të vitit të ardhshëm do të lundrojë

Presidenti i Bordit të Industrisë së Mbrojtjes në Zyrën e Presidentit të Republikës së Turqisë, Ismail Demir, njoftoi se anija më e madhe luftarake turke TCG Anadolu do t’i dorëzohet forcave detare të Turqisë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Demir vizitoi kantierin e anijeve në portin e Stambollit “Tuzla”, ku po vijojnë punët përfundimtare të ndërtimit të anijes sulmuese amfibe shumë dimensionale.

Ai theksoi se TCG Anadolu do të jetë krenaria e gjithë Turqisë.

“Gjithçka shkon sipas planit kur bëhet fjalë për ndërtimin e anijes, e cila shpesh përmendet në publik si një anije-avion. Janë bërë përpjekje shtesë që anija të dorëzohet pothuajse një vit më parë nga plani fillestar. Në fund të vitit të ardhshëm, ne do t’ia dorëzojmë anijen marinës për përdorim”, tha Demir.

Duke vënë në dukje se delegacioni gjatë vizitës së kantierit, vizitoi edhe reparte të tjera që prodhojnë për industrinë kombëtare të mbrojtjes, Demir tha se ky proces rrit prodhimin vendor dhe i jep Turqisë një vend të veçantë në skenën globale.

TCG Anadolu është një anije e madhe që do të transportojë avionët, helikopterët, dronët dhe mjetet e blinduara dhe të tjera ushtarake. Ajo është e gjatë 231 metra dhe e gjerë 32 metra.

Shekulli Agency