Mekë, besimtarët përjetojnë emocionet në “Hira”

meke-333

Besimtarët muslimanë të cilët ndodhen në tokën e shenjtë po gjejnë rastin të vizitojnë para Kurban Bajramit vendet e shenjta në të cilat lindi feja Islame.

Një nga vendet që besimtarët (kanidatët për haxhinjë) dëshirojnë të shohin dhe vizitojnë, është edhe Shpella Hira e cila gjendet në Malin e Nur, vend ky në të cilin i erdhi shpallja hyjnore (vahji) Pejgamberit Muhammed (s.a.s.).

Besimtarët e ardhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të Malit Nur, pas ngjitjes së mundimshme tregonin qartazi entuziazmin dhe emocionet që ndienin kur arrinin në shpellën Hira, vend në të cilin Muhammedi (s.a.s.) u tërhoq të rrinte në vetmi (inziva) në moshën 40 vjeç.

Besimtarët të cilët falën namazin e sabahut këtu, patën mundësinë të shikojnë edhe peizazhin e bukur që ofron vendi i shenjtë “Qabja” nga aty. Ndërkohë besimtarët të cilët arrijnë të shkojnë deri tek Shpella Hira, falin dhe dy rekatë namaz falënderimi.

Të prekur dhe të emocionuar nga fakti që arrijnë të shkojnë në një vend kaq të veçantë si Shpella Hira, besimtarët me sy të përlotur luten për këtë botë dhe tjetrën.

Şerife Elibüyük, një nga besimtaret turke e cila ka arritur të vijë deri këtu, tregon për AA se: “është një ndjenjë shumë e bukur. Allahu ia mundësoftë të gjithëve një gjë të tillë”.

Ndërkohë një tjetër besimtare, Şehime Cicibaş, tha se falënderon Krijuesin që arriti të ngjitet deri këtu.

Mehmet Yılmaz thotë se është shumë emecionuese të vish në një vend ku Pejgamberit Muhammed (s.a.s.) i erdhi për herë të parë shpallja (vahji) dhe se është i lumtur që shikon dhe viziton një vend të tillë.

Shpella Hira gjendet rreth 20 metra nga faqja veriore nën majën e Malit Nur. Kjo shpellë është e rrethuar më shkëmbinj të thepisur dhe është e tillë saqë brenda saj mund të qëndrojë vetëm një person.

Sipas burimeve të fesë Islame, thuhet se Hz. Muhammedi (s.a.s.) fillojë të rrijë që në moshën 35 vjeçare në këtë shpellë. Në këtë shpellë në të cilën ai qëndronte dhe meditonte me ditë të tëra pa u larguar, me anë të melekut të shpalljes, Xhebrailit, erdhi dhe shpallja e parë hyjnore, ajeti i parë i sures Alak në formën “Ikra” dhe që vinte në kuptimin, “Lexo”.

 

MEKË (AA) – B. SELÇUK AVAL – YASİN DİKM

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.