Erdogan viziton festivalin teknologjik Teknofest në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi panairin Teknofest, festival i teknologjisë dhe hapësirës ajrore në Stamboll, raporton AA.

“Unë e konsideroj këtë vend si një platformë që tregon se çfarë mund të bëjnë të rinjtë tanë në fushën e teknologjisë, madje me mundësi shumë të kufizuara”, tha Erdogan në fjalën e tij.

“Këtë vit, Teknofest ka thyer një rekord me afro 17.400 ekipe dhe 2.000 finalistë, 50.000 garues aplikantë dhe 10.000 finalistë në të gjitha 81 provincat e Turqisë si dhe pjesëmarrës nga 122 vende”, shtoi ai.

“Në procesin e transformimit teknologjik, ne nuk duam të jemi treg, por prodhues i teknologjive të reja”, theksoi Erdogan.

Ai tha gjithashtu se programi i hulumtuesve kryesues ndërkombëtarë do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

Festivali gjashtëditor në Aeroportin Ataturk të Stambollit, bashkëorganizohet nga Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë Turke dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë ndërsa AA është partneri global i komunikimit në këtë festival.

Në festival do të shfaqen aktivitete të shumta, si shfaqje aviacioni, seminare, punëtori, një kampionat me drone, konkurse dhe koncerte.

Shekulli Agency