Sulmuesi i sinagogës në SHBA: Hebrenjtë po kryejnë gjenocid

Zyrtarët e policisë thanë se i dyshuari për sulmin mbi sinagogën në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka thënë se hebrenjtë po kryejnë gjenocid për çka duhet të vdesin.

Kujtojmë se një sulmues i armatosur, të shtunën hapi zjarr ndaj besimtarëve në një sinagogë Pittsburgh, ku po mbahej ceremonia e emërtimit të foshnjave.

Policia amerikane, mëngjesin e sotëm tha se në sulmin në fjalë janë vrarë tetë burra dhe tri gra, për të shtuar se sulmuesi i dyshuar, Robert Gregory Bowers, është qëlluar nga policia e cila më vonë dhe e arrestoi.

Njëri nga oficerët e policisë, në dokumentin e arrestimit ka shkruar se gjatë trajtimit mjekësor, Bowers kishte thënë se hebrenjtë po kryejnë gjenocid mbi popullin e tij.

Gjatë sulmit në fjalë, humbin jetën 11 persona ndërsa mbetën të plagosur gjashtë të tjerë, nga të cilët katër policë.

Sinagoga Pema e Jetës ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Wilkins dhe Shady, më saktësisht në lagjen Ketri Hill, që është 10 minuta larg nga qendra Pittsburgh, me një popullsi me shumicë hebreje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dënoi sulmin, i cili është një nga më vdekjeprurësit mbi bashkësinë hebraike në SHBA.

Shekulli Agency