Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evorpian dhe kryenegociatori Omer Çelik, lidhur me deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel për Unionin Doganor, deklaroi se asnjë vend evropian nuk duhet të japë udhëzime për institucionet evropiane dhe proceset evropiane.
“Kjo është një deklaratë e papërshtatshme. Asnjë vend evropian nuk guxon të udhëzojë institucionet e Bashkimit Evropian, as për proceset evropiane”, tha ministri Çelik.