F A L Ë N D E R I M – Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë

F A L Ë N D E R I M

Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, tani më numëron një sërë manifestimesh dhe aktivitetesh letrare, ndonëse me një traditë afro tre vjeçare që nga themelimi i vet, e ka ripërtërirë frymën kulturore – letrare në Tetovë, duke i dhënë qytetit imazh vlerash të mirëfillta kulturore.

Dje (11. III. 2017), Klubi “Oeneum” e mbajti Kuvendin I (e parë) Zgjedhor, me ç’rast u zgjodh kryetarja e Klubit, Dr. Zejnepe Alili REXHEPI (ushtruese detyre që nga janari 2017), për të vijuar me aktivitetet letrare, me po aq entuziazëm dhe sinqeritet, sikurse kryetari i deritanishëm, Prof. dr. Ejup AJDINI.

Përpos Programit të ngjeshur vjetor, për vitin 2017, Klubi ka organizuar një varg aktivitetesh, përmes të cilave janë përkujtuar personalitete tetovare nga sfera kulturore – letrare, janë afirmuar vlera të reja krijuese, gjë që ka ndikuar dukshëm në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit.

Anëtarët e Kuvendit, me votim të fshehtë, për kryetare të Klubit “Oeneum”, e zgjodhën poeten dhe studiuesen e letërsisë, Dr. Zejnepe Alili REXHEPI, si dhe Kryesinë e re.

Me këtë rast, e falënderojmë kryetarin e deritanishëm, Prof. dr. Ejup Ajdinin për kontributin e tij intelektual dhe letrar, Kryesinë e deritashme dhe të gjithë anëtarët, të cilët patën ndihmuar pa e kursyer veten, në favor të misionit për afirmimin e vlerave kulturore tetovare, edhe përkundër pengesave dhe vështirësive të shumta materiale.

Kryesia e sapozgjedhur, e mbështetur nga anëtarësia e gjerë dhe artdashësit tetovarë synon organizimin dhe realizimin e projekteve të shumta, si në rrafshin gjithkombëtar, ashtu dhe projekte me karakter ndërkombëtar.

Me nderime: Klubi i Shkrimtarëve “Oeneum”!

Shekulli Agency