LSDM konfirmon për TV SHENJA: BDI-së i dorëzuam dokumentin, presim nënshkrimet

LSDM ka konfirmuar për televizionin SHENJA se ka BDI-së i kanë dorëzuar dokument me shkrim lidhur me kushtet për koalicionin Qeverisës. Nga partia e Zaevit për momentin nuk japin më shumë hollësi për përmbajtjen e përgjigjes me shkrim, por thonë se dokumenti është i mjaftueshëm dhe me të BDI nuk ka më asnjë pengesë për ti dhënë nënshkrimet e nevojshme që Zaev të marrin mandatin nga presidenti.

“Kemi dorëzuar dokument që mundëson dhënien e shpejtë dhe pa pengesa të nënshkrimeve të nevojshme për të marrë mandatin”, deklaroi për Shenja zëdhënësi i LSDM-së, Petee Shilegov. Nga partia e Ahmetit ende nuk kanë përgjigje nëse do t’i japin nënshkrimet e deputetëve, por Shilegov tha se ata presin që tani BDI të veprojë.

Shekulli Agency