Kosovë, ‘Harta e Turqisë’ për të cilën pati reagime të shumta u hoq nga shkolla

Në hartat e gjetura në këtë shkollë, për të cilat kishte reagime të shumta në vend, rajoni i Anadollit Lindor të Turqisë shënohet si “Armenia”, kurse ai i Anadollit Juglindor si “Kurdistan”

flamuri-kosoveHartat shkollore të cilat janë shpërndarë në qytetin e Prizrenit, ku rajoni i Anadollit Lindor të Turqisë shënohet si “Armenia”, kurse ai i Anadollit Juglindor si “Kurdistan”, është hequr pas ardhjes së reagimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Hartat për të cilat pati reagime të shumta në vend, u gjetën vetëm në shkollën fillore “Motrat Qirjazi”, ku mësohet se ato kanë mbetur që nga viti 2005.

Përgjegjësi i arsimit turk në Drejtorinë e Arsimit të Prizrenit, Ferdi Kovaç, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) bëri të ditur se këto harta janë shpërndarë në shkollat në Kosovë nga disa organizata nga Shqipëria me “qëllim jo të mirë”.

Duke vënë në dukje se kjo çështje ka ardhur në rend të ditës edhe në vitin 2005, Kovaç theksoi se edhe atëherë është ndërhyrë dhe hartat e tilla janë hequr nga shkollat.

Kovaç bëri të ditur se si Drejtoria e Arsimit sot ka vizituar shkollat dhe ka gjetur se dy nga këto harta qëndrojnë ende në shkollën fillore “Motrat Qirjazi” në Prizren. Ai shtoi se pas kësaj drejtori i shkollës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka hequr këto harta nga shkolla.

Në hartat e gjetura në këtë shkollë, për të cilat pati reagime të shumta në vend, rajoni i Anadollit Lindor të Turqisë shënohet si “Armenia”, kurse ai i Anadollit Juglindor si “Kurdistan”.

Shekulli Agency