Mafia shqiptare po rrezikon jetën e turistëve me pije letale

kot-54366Pas një investigimi të dyshimtë në lidhje me terrorizmin në Shqipëri, gazeta britanike ‘Mirror’ akuzon se bandat shqiptare po rrezikojnë jetën e turistëve të rinj britanikë në Greqi.

Sipas gazetës, bandat shqiptare kanë nisur një betejë për çmimet e pijeve alkoolike, që mund të jetë fatale.
Investigimi i gazetës vjen pasi një britanike, Hannah Poëell, 20 vjeç, mbeti e verbuar pasi konsumoi këto pije alkoolike me miqtë në ishullin e Zantes.

Gazeta shkruan se bandat shqiptare po importojnë pije të lira alkoolike nga Bullgaria.

“Kamarierët e pafajshëm nuk e dinë që pijet kanë përmbajtje vdekjeprurëse,” shkruan gazeta.

“Spitalet në Zante janë të mbushura me britanikët ë sëmurë, që janë helmuar me alkool këtë verë”.

“Gangsterët shqiptarë po e drejtojnë këtë shfaqje. Qëllimi i tyre është të ofrojnë sa më shumë pije me çmim të ulët,” tha një vendas.

Pija e rrezikshme njihet si ‘rakia bullgare’.
“Çmimet e pijeve në këtë zonë ishin rreth gjashtë euro. Por sapo në lojë hyri mafia shqiptare, çmimet u ulën ndjeshëm,” tha një i brendshëm.

“Të njëjtat pije që kushtonin gjashtë euro, tani kushtojnë dy euro”.

Një mjek tha se kanë kuruar më shumë se 3 mijë britanikë gjatë kësaj periudhe.

Shekulli Agency