Mjetet e blinduara të ushtrisë turke hynë në Çobanbey të Sirisë

arm-tur-6554Disa mjete të blinduara të Forcave të Armatosura të Turqisë kanë hyrë sot në Çobanbey të Sirisë për të mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) kundër DAESH-it.

Mjetet e blinduar të ushtrisë turke kaluan kufirin dhe hynë në fshatin sirian Çobanbey, i cili ndodhet në verilindje të Halepit.

Ushtria turke në fund të gushtit nisi ofensivën “Mburoja e Eufratit” në luftën kundër DAESH-it duke mbështetur ULS-në në rajonin Jarabulus, pak më në lindje, përgjatë kufirit turko-sirian.

Ky qytet dhe vendbanimet përreth janë pastruar nga elementet terroriste.

Shekulli Agency