FENOMEN I QYTETËRIMIT ISLAMO-OSMAN, SHEMBULLTYRË MAHNITËSE E DEVOCIONIT!!

savashShkruan: Savash VELIU

Ndoshta duhet të kalojmë nëpër një filtër analize një e nga një të gjitha ato gjëra me të cilat kemi krijuar një lidhje të ngrohtë e të ngushtë në jetën tonë në periudha të ndryshme kohore që me kalimin e kohës mbi të kemi kaluar duke i anashkaluar dhe bastarduar skajshmërisht në saje të indoktrinave nepotiste dashakeqe ndaj një kulture dhe civilizimi të lartë islam si lidhje dhe trend jetese e domosdoshëm materialo-shpirtëror në botën e identifikimit tone, si fetar ashtu edhe kombëtar.

Muslimanët e dinë se, për jetën dhe ekzistencën mund të tregojnë vetëm – Vlerat (Feja dhe Morali). Qytetet tona qëndrojnë pranë vatrave të dijes, artit dhe adhurimit. E përbashkëta jonë është refuzimi që ne i bëjmë mamonizmit, pasi ne nuk e kemi refuzuar Zotin, pasi ne vëmë shpirtin përmbi materien, dmth. Flasim me gjuhën e brendshme, pasi ne nuk e kemi refuzuar Krishtin. Lindja jonë dashuron natyrën, pasi na pëlqejn burrat që duken si burra dhe gratë që duken gra.

Islami, duke e pranuar ekzistencën e dy botëve, natyrore dhe të brendshme, na mëson se pikërisht njeriu paraqet kalim të greminës ndërmjet këtyre dy botëve. Jashtë këtij uniteti religjioni fillon të tërheq në prapambeturi (refuzimi i çdo jete vepruese), kurse shkenca në ateizëm.

Sot i rikthehemi kujtesës së periudhave vezëlluese të së kaluarës së lavdishme kulturo-humanizmit solidarizues islam që lanë gjurmë të pa shlyera rrugëtimi drejtëshekujve të mirëqenies brenda trojeve tona, por që u mbuluan dhe u pluhurosën dhunshëm nga kulturat e huaja si sajesa ideologjike të rrejshme në vlerë e në cilësi, e zbrazur nga ngrohtësia njerëzore siç ishte e ashtuquajtura; Kultura “ALLA-FRANGA”!

Gjatë periudhës Osmane ekzistoninë në dyertë e shtëpiave tona dy “tokmake (goditëse)”, një e madhe dhe brenda saj e vogla. E madhja ishte zë trash dhe e vogla zë hollë. Nëse bjerte tokmaku i madh zë trash vjente misafir mashkull në shtëpi dhe dera hapej nga zotriu i shtëpisë, nëse trokitja ishte me zë të hollë misafiri ishte grua dhe dera hapej nga zonja e shtëpisë. Kjo ishte kultura islame e mbrojtjes së ndershmërisë dhe sajdisjesë si rregull shoqërorë e një jetese morale.

Islami si legjislacion vendbanimet i ndërtonte gjithnjë në ultësira duke marr për shembull (Tasavur) ndërtesën e Qabes. Së pari Muslimani ndërtonte “Xhaminë”, pastaj reshtonte shtëpitë sikur në “Safe” drejt xhamisë. Hoxha gjatë namazit qëndron në rrafsh dhe një hap para safit të xhemaatit duke i ngushtuar reshtat me lëvizje të përnjëhershëm. Kështu nuk bëhej klasifikimi dhe mbrohej barazia duke u krijuar Ummeti Islam. Kjo ishte ”Sistemi i rreshtimit në Safe”. Asgjë nuk ndërtohej mbi një kat. Kështu mbrohej (Mahremi) pronësia dhe morali i komshiut. “Komshiu ishte Imani i Qytetit-sheherit”. Ai nga jashtë ndërtonte ndërtesën me modesti, kurse brenda i jepte sharm dhe ngrohtësi unike në një harmoni të qetë, ngase brendia e muslimanit ishte e tillë. Prandaj themi se, vetëm “Civilizimi Islam” është i denjë për të mbrojtur në botë të “drejtat e njeriut”!

Ajo që më së shumti i ka fascinuar dhe i lë gojëhapur kulturën dhe civilizimin e Oxidentit militant orientaliste është ajo se, deri dje në tokat Osmane e veçanrisht në Turqi janë rastisur të shihenë rrugëve dhe rrugicave të saja gurëz të gdhendura me vrima duke mos u’a kuptuar domethënia e tyre se çfarë funksioni kanë luajtur për kohën e saj.

Një gjë të cilën nuk e kanë ditur as vendasit e kohës. Por me kalimin e kohës është kuptuar se gurëzit e tillë kanë luajtur rol të madh në domethënien të jetësimit të sadakatit dhe solidaritetit në mirëvajtjen e rendit për sigurimin e kërkesave të skamnorëve dhe nevojtarëve ditorë në periudhën Osmane. Ato kanë shërbyer si celula të vogla për donacion nga banorët e pasur si lëmoshlënie moralo-ndijesore që ka funksionuar detyrimisht nga devocioni dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Në mëngjeset e Hershme në këto celula janë lënë monedha të caktuara dhe sipas nevojës janë afruar skamnorët duke marrë për nevojë njëditore e hiq më shumë, ngase në dije e kanë patur se ajo mbushej për çdo dite dhe për jetë.

Në Kuran, flitet në lidhje me një grup të caktuar njerëzish, ku thuhet se ata “i duan ashtu siç duan Allahun”, këtë dashuri e përkufizon si “barazim të krijesave me Allahun” duke garuar se kush do të kontribuoj me shumë se tjetri. Kjo ishte një garë e ëmbël, një sfidë e këndshme, një garë në shërbim, jo për të pasur përfitime të kësaj bote e as për të patur përfitime material, por për të barazuar ato me trendin jetësor në kohështrirje.

Kjo është një garë që bëhet për t’i shërbyer njerëzimit, që të fitohet pëlqimi i Zotit. Dmth, të bëhesh çelës për të mirën dhe kyç për të keqen, kjo është madhështia mahnitëse që sot i le pa mend Botën Perëndimore, përkundër islamofobisë së shpifur si mburojë nga ky trend Islam si sistem jetese i cili vrullshëm si rrëmujë përhapet pa pardon në  Perëndiminë degjenerik  e amorfe!

Shekulli Agency