Braktisni Ateistin, Apostullin Demokrat Ismail Kadare!

111-ism-4332Braktisni Ateistin, Apostullin Demokrat Ismail Kadare! Kjo është thirrja që Dr. Musa Vila i ka bërë në profilin e tij në Facebook të gjithë shqiptarëve. Faktikisht ky nuk është reagimi i parë që ndodh kundër shkrimtarit të njohur Kadare, herë pas here ka pasur reagime mirëpo shkrimtari vazhdon të ndjekë ritmin e tij.

Ja postimi i plotë i Dr. Vilës në Facebook:

“SHQIPTARËT SA MË LARG PREJ KËTIJ ATEISTI-APOSTULI DEMOKRAT!
Ky është Ismal Kadare që për mision i ka vendosur vetes të iritizojë, injorojë dhe ofendojë sa më shumë vlerat fetare Islame tek shqiptarët, apo ndryshe të themi se në vazhdimësi ofendon 92% të shqiptarëve, duke ofenduar edhe fenë e heronjëve tanë: fenë e Naim Frashërit, Sami Frashërit, Myderz Ymer Prizerenit, Esat Mekulit, Hasan Prishtinës, Ahmet Zogut, Mulla Idriz Gjilanit, Avdyl Polluxha, Hysen Terpeza, Tahir Mehës, Vëllëzërve Gërvalla, Martirëve të lirisë, Heronjëve të UÇK-së,Dëshmorëve të Kombit, veteranëve të UÇK-së, Komandantit legjendar Adem Jasharit,e shumë e shumë heronjëve që dhanë gjakun për lirinë e Shqiptarisë dhe Kosovës!

Ky farë ateisti-apostul demokrat së fundi ka ofenduar edhe Hoxhallarët-Dijetarët e Shqiptarisë,duke harruar se po ofendon pasardhësit e Hoxhë Tahsin Hasanit, Dekani i parë i Universitetit të Stambollit. Ky po ofendon qindra Hoxhallarë që vdiqën në burgjet e Jugosllavisë dhe Enverit,e ky matrapaz bënte jetë luksoze në pallatet e komunizmit enverist! Ky diler i feve po ofendon veprimtarinë e Sabri Koçit, Salih Hoxhës dhe shumë hoxhallarëve që për dekada sakrifikuan për këtë Shqipëri! Ky apostul demokrat po ofendon përkthyesin e Kuranit H.Sherif Ahmeti, Myderriz Hasan Nahi, Akademik Feti Mejdiu etj.
Ky monstrum i pa turp po ofendon hoxhallarët dëshmorë në luftën e fundit ku numri i tyre arrin në 44 hoxhallarë!
Monstrumi Kadare thotë: “Larg Hoxhallarëve të pa atdhe..” Ky ka harruar se guri i rëndë peshon në vendin e vet, ne hoxhallarët jemi në atdhe ku kemi lindur, ndërsa Kadare ka zgjedhur për atdhe Francën, në kohën kur Shqipëria u lirua nga Enverizmi!

Vallë pse ky apostul demokrat nuk kërkoi azil në Francë kur ishte Enveri gjallë? Përgjigja është e thjeshtë: Ky është interesaxhi, e shfrytëzoi Enverin për privlegjet që i’a dha në komunizëm duke i thurur proza, poezi dhe libra për shtypjen që i’a bënte Shqipërisë,mandej e shiti shtetësinë shqiptare për atë franceze në këmbim për t’i ofenduar 92% të shqiptarëve ashtu siç i kishte ofenduar 70% të shqiptarëve në kohën e Enverit për të përkrahur politikat shtypëse të tij.
Nëse e analizojmë biografinë e Kadaresë vijmë në një konstatim se ky vuan nga uni, mendjemadhësia dhe pushteti mbi të tjerët! Ky është i sëmuri i evropianizmit të shfrenuar kundër Islamit modern dhe zhvillimor tek shqiptarët!”

(Prof.Ass. Dr.Musa Vila)

Shekulli Agency