Qarkorja e Shkupit jashtë funksionit, riorientohet trafiku edhe në Tetovë

rru-tet-shkPër shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, këtë mëngjes është riorientuar trafiku në autostradën Gostivar – Tetovë – Shkup,më saktësisht qarkullimi i trafikut do të bëhet nëpër qytetin e Tetovës.

Për shkak të stuhisë që goditi rajonin e Shkupit, është ndërprerë trafiku në qarkoren e Shkupit.

Trafiku në rrugët tjera në vend  qarkullon pa ndalesa, por në kushte të lagështa.

Trafiku ajror në vend po zhvillohet normalisht. Deri më tani, sipas informatave të postuara në faqen e internetit të aeroportit, janë realizuar të gjitha ngritjet dhe uljet e planifikuara.

Shekulli Agency