Shenja gishtërinjsh të FETO-s në shpifjet se “Turqia ndihmon DAESH-in”

Nëse tentativa e kryeterroristit të organizatës FETÖ, Fethullah Gülen për të shkuar në Egjipt realizohet duhet të dihet që ajo mbart në vetvete rrezikun e shndërrimit të luftrave të organizuar si përfaqësi, në ato mes fuqive të shteteve

gulen-pngFetullah Gülen, duke shkruar një shkrim për New York Times më 25 korrik, u përpoq ta bindë qeverinë amerikane që të qëndrojë indiferente ndaj kërkesave të Turqisë dhe të mos e ekstradojnë në Turqi, ndërsa analizat të cilat i ka hedhur në opinion që nga tentativa për grusht shteti më 15 korrik e deri më tani meritojnë të hulumtohen me kujdes. Pas tentativës së pasuksesshme për grusht shteti të pjesëtarëve të Organizatës Terroriste FETO brenda Forcave të Armatosura Turke (TSK), deklaratat e kreut të organizatës Gülen janë të rëndësishme që të mund ta analizojmë në mënyrë të saktë dimensionin global dhe rajonal të kësaj çështjeje. Po ashtu, deklaratat e Gülenit ngërthejnë kode dhe shenja kritike për analizat tona në lidhje me atë se çfarë do të ndodh tutje.

Pas tentativës për grusht shteti, të cilën mund ta komentojmë edhe si shkatërrimi i një investimi gjigant që ka zgjatur prej një periudhe prej më së paku 30-35 vitesh, qeveria amerikane mund të mos e ekstradojë Gülenin në qoftë se me të vërtetë është drejtpërdrejt i lidhur me këtë organizatë ashtu siç beson pjesa më e madhe e opinionit turk. Për këtë arsye, shkrimi i Gülenit në New York Times mund të lexohet edhe si frikë nga shkarkimi i një personeli i cili nuk ka arritur t’i zbatojë detyrat e caktuara dhe ka shkaktuar parregullsi. Rrjedhimisht, ndërsa lideri dhe anëtarët e FETO-s nga njëra anë mundohen të qëndrojnë në SHBA, nga ana tjetër nga disa lajme që shfaqen në media kuptohet se ata kanë filluar të mendojnë edhe për shtete alternative. Për shembull, sipas lajmeve të plasuara nga Egjipti, anëtarët e FETO-s i kanë shtuar kontaktet në Kajro pas tentativës për grusht shteti. Nga ana tjetër, ky rast mund të shihet nga Egjipti si mundësi qërimi hesapesh me Turqinë, pasi që disa pjesëtarë të Vëllazërisë Muslimane, e cila u shpall organizatë terroriste pas puçit të përgjakshëm në Egjipt në vitin 2013, gjenden në Turqi.

Nëse do ta merrnim parasysh se qeveria e Sisit e ka pritur me entuziazëm të madh mundësinë e realizimit të puçit nga FETO, atëherë mund të supozohet se dështimi i kësaj tentative ka shkaktuar dëshpërim të madh në Egjipt. Së këtejmi, Egjipti u bë pengesë që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të bëhet deklaratë ku do të dënohej tentativa për grusht shteti dhe do të përfaqej qëndrimi në anën e qeverisë turke të zgjedhur në mënyrë demokratike. A mundet Egjipti, i cili para tentativës së pasuksesshme për grushtin e shtetit kishte dhënë sinjale drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë, t’i japë Gülenit të drejtë strehimi me çmimin e përkeqësimit edhe më të madh të marrëdhënieve me Turqinë? Një mundësi e tillë do të mund të shkaktonte rritjen edhe më madhe të tensioneve që veç më ekzistojnë mes shteteve të rajonit.

Çështja e FETO-s me Islamin

Në fakt, ata që ende i kanë në kujtesë postimet nëpër rrjetet sociale nga përdoruesit më agresivë të medias sociale nga FETO të tipit të Tunca Opçin i cili kishte postuar se “Problemi ynë nuk është me AK Partinë, por me Islamin politik. Do ta vazhdojmë rrugën derisa kjo mendësi të zhduket”, nuk çuditen me afrinë e hapur mes FETO-s dhe Egjiptit, vend ky në të cilin gjenerali puçist Sisi rrëzoi qeverinë e Vëllazërisë Muslimane të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e shpallën atë organizatë terroriste. Një tjetër pjesëtar i FETO-s në Ontario, Faruk Arslan, shkroi një shkrim me një gjuhë dhe shprehje mistike, i cili u publikua në faqen gyleniste Çorum Haber dhe me të cilin jemi ballafaquar shpeshherë, të titulluar “Në vitin 2016 Personi i Mirë po e merr detyrën”, ku tërheqin vëmendje sihariqet për pjesëtarët e FETO-s në lidhje me “ardhjen e Kartal Kahtani-t i cili do ta ketë detyrën e ‘Mehdiut të tretë të madh’” dhe “Lindjen e një Javuzi me vdekjen e Sufjanit të kohës sonë”. Në këtë shkrim, shprehja “Sufjan” përdoret për Erdoğanin, të cilin edhe më herët e kishin cilësuar me ofendime si “Sufjan”, “Jezid”, “diktator”, “despot” etj., ndërsa shprehjet “Personi i Mirë”, “Kartal Kahtani” dhe “Javuz” përdoren për Fethullah Gülenin, për të cilin në shkrimin në fjalë njëkohësisht pohohet se në vitin 2016 do ta marrë detyrën duke e rrëzuar Erdoğanin. Si rrjedhojë, duhen analizuar me kujdes gënjeshtrat e prodhuara me shpifje viteve të fundit në nivel global, fillimisht rreth lidhjes së “AK Partisë me Islamin Politik”, e më pas “furnizimi i DAESH-it me armatim nga qeveria”, si dhe roli i FETO-s në këtë ekuacion.

Pohimi i Gülenit gjatë reportazhit të parë të gjatë pas 15 korrikut duke iu përgjigjur pyetjes së personit që mbante mikrofonin në lidhje me pretendimet se Turqia mbështet DAESH-in, pohim ky ku Gülen tha se “Fakti që Erdoğan faraonizon Sisin dhe vendos veten në pozitën e Musait, do të thotë se Erdoğan në fakt dëshiron ta marrë nën kontroll edhe Egjiptin”, është mjaft i rëndësishëm nga ky aspekt. Gjatë këtij reportazhi, Gülen po ashtu artikuloi fjalë të cilat na nxisin drejt një vlerësimi më të gjerë të ndikimit të FETO-s në periudhën e puçeve që filluan në trekëndëshin Siri-Egjipt-Turqi dhe që sollën kaos në rajon dhe atë të luftrave të brendshme.

Gënjeshtra se “Turqia mbështet DAESH-in” 

“Ndërsa në botë dihet se ISIS është organizatë terroriste, se para kësaj Al-Kaida ishte organizatë terroriste dhe se zgjatimi i saj në Turqi Tahşiye është organizatë terroriste, ata u ndihmonin nga më së poshti.” Në fakt, pas akuzave të llojllojshme ndaj Turqisë në lidhje me Vëllazërinë Muslimane, kjo fjali e vetme mund të na ndihmojë të mendojmë rreth shenjave të gishtërinjve të FETO-s në pohimet se Turqia mbështet DAESH-in. Me siguri ju kujtohet se në filmin serik “Tek Türkiye” që u transmetua në STV, Gülen i shënjestron grupin Tahşiye të xhematit Nur, të cilin ai e konsideron si kundërshtar, dhe liderin e tij, si dhe skena kur organizohet operacion kundër këtij grupi. Sërish, pas ngjarjeve të 17-25 dhjetorit, bastisjen e paralelistëve ndaj zyrës së IHH-së në Kilis në janar të vitit 2014 gazeta Zaman e kishte raportuar nën titullin “Operacion ndaj Al-Kaidës”, ndërsa gazeta Bugün nën titullin “Goditje e madhe ndaj Al-Kaidës”.

Megjithatë, këto nuk ishin thjesht fushata diskreditimi që u realizuan përmes medias dhe luftra për pushtet të pavarura nga njëra-tjetra. Kjo përpjekje për t’i materializuar në gjykata këto pohime, ishin disa pjesë të plasuara me kujdes për të krijuar lidhje mes “Turqisë dhe Al-Kaidës”. Sërish në janar të vitit 2014, ndalja e kamionit të MIT-it (Shërbimi Informativ Turk) që shkonte në Siri nga ana e xhandarmërisë me urdhër të prokurorit paralelist Özcan Şişman dhe lajmi “Pretendime për armë në kamionët e ndihmave” në lidhje me këtë ngjarje nga ish-gazetari i gazetës Radikal Fatih Yağmur, për të cilin u nxor vendim arresti pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik, ishin pjesë të rëndësishme të kësaj loje. Lajmi i Yağmur u shtrembërua me shpejtësi nga një grup i spikatur i FETO-s në median sociale, duke e shndërruar atë në formën “Armët po shkonin drejt DAESH-it”, ndërsa shpifja e vazhdueshme pas kësaj se “Turqia ndihmon DAESH-in” u përhap papërgjegjshmërisht pa e analizuar burimin e kësaj gënjeshtre.

“Edhe në rastin e këtyre kamionëve bëhej fjalë për këtë. Atë e ndalën ushtarët; ishte i mbushur me armë…ISIS dhe Nusra vazhdimisht janë ndihmuar nga kjo qeveri.” Në reportazhin në fjalë, fjalët e artikuluara nga Fethullah Gülen i bëjnë më të qarta aktivitetet e para për shpalljen e AK Partisë si organizatë terroriste përmes “kurthit Selam-Tevhid” të FETO-s dhe akuzat që i kishin përgatitur për qeverinë të cilën pritën ta përmbysnin në rast se puçi do të kishte sukses. Edhe fjalia “Mund t’jua mundësoj të zhvilloni bisedë me kreun tonë Fethullah Gülen” si ofertë nga gjeneral brigade Hakan Evrim drejtuar Kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar, fakt të cilin e shpalosi vetë Akar gjatë dëshmisë së tij në lidhje me ngjarjet gjatë tentativës së 15 korrikut, tregon se lideri i FETO-s është pronari dhe urdhërdhënësi i drejtpërdrejtë i të gjitha aktiviteteve që nga kurthi “Selam-Tevhid” e deri te tentativa për grusht shteti më 15 korrik.

Megjithëkëtë, këto nuk janë të vërtetat e vetme të cilat Gülen i shpalosi gjatë reportazhit në fjalë. Shprehja e Gülenit se “Ai (Erdoğan) kishte qëllim ta përmbysë Bashar Asadin dhe ta shpallë veten Emiru’l-muminin (prijës i besimtarëve) në Siri, Lindjen e Mesme dhe botën islame. Pas Sirisë, ai do të hynte në Jordani, shtetet e Magribit dhe Egjipt. Ai kishte synime të këtilla për botën islame. Përmes ISIS-it ai u përpoq t’i arrijë këto synime.”, na rikujton faktin se media dhe llogaritë e FETO-s në median sociale janë themelet e para të pohimeve të cilat shpesh i rastisim në median ndërkombëtare, se “Erdoğani e ka bërë fiksim Asadin”, apo se “ka krijuar imagjinatë për neo-osmanizëm”, ndërsa po ashtu tregon se urdhri për plasimin e këtyre shpifjeve në median turke ka ardhur nga Fethullah Gülen.

Nuk është vetëm një politikë shpifjeje, por një projekt i tmerrshëm

Për fat të keq është e pamundur të mos mendosh që qindra mijëra lajme të bëra për temën ”marrëdhëniet DAESH – Turqi” nuk janë thjeshtë vetëm lajme. Drejtor i Programit të Drejtat dhe Ndërtimi i Paqes në Institutin e Hulumtimeve për të Drejtat e Njeriut pranë Universitetit Columbia, David L. Philips, pjesën dërrmuese të burimeve dhe burimet e burimeve të shkrimeve të tij e mbështet tek anekset dhe pjesë të mediave të FETÖ-s. Shembulli më i fundit i një kurthi sistematik padyshim që është ai i Henri Barkey i cili një ditë përpara se të vinte në Turqi më 15 korrik mbajti një konferencë në Komisionin e Marrëdhënieve me jashtë në Kongresin Amerikan me temë “Islami i Butë”, në të cilën hedh teorinë të titulluar ”Turqia armatos xhihadistët”. Mendimet e Barkey-it ishin të njëjta me ato të FETÖ-s. Ndërsa ata të cilët ishin prezent dhe regjistruan këto deklarata i publikuan ato në Turqi përmes uebeve të afërta me FETÖ-t. Ndërkohë një tjetër detaj në këtë konferencë ishte edhe mbrojtja nga të pranishmit të faktit se organizata FETÖ i ngjan shumë asaj të Masonërisë.

Shkurtimisht, lajmet me përmbajtje shpifëse të shpërndara nga mediat e FETÖ-s prej një kohe të gjatë, janë marrë nga media të huaja kundërshtare të Turqisë dhe janë kthyer në një informacion nga akademikët, punonjësit e medias, shërbimet sekrete dhe politikanët duke i parë ato si të mbështetura në burime mediatike vendore. Nga ana tjetër organizata të ndryshme ndërkombëtare si Amnesty International, në pasqyrimin e zhvillimeve të fundit në Turqi e bën këtë me kujdes, duke anashkaluar emrin e FETÖ-s dhe duke u marrë më shumë me atë që ndodh pas tentativës dhe jo zhvillimet e asaj nate.

Fethullah Gülen -i në intervistën e tij vazhdon në këtë mënyrë: “Këto nuk janë gjëra që dinë vetëm shërbimet inteligjente, i dinë të gjithë. ISIS-i ka marrë më shumë luftëtarë nga Turqia. Edhe momentalisht nëpër rrugët e Turqisë shëtit ISIS-i. Qeveria bastis shtëpitë e atyre që janë opozitë me të, i merr njerëzit e tyre, i vrasin, i presin, ju gjuajnë, duke ju thënë se ju keni vepruar në kundërshtim me qeverinë. Momentalisht ISIS-i po përdoret si material i dorës së parë.” Kur krahasojmë pjesëmarrjen në DAESH të qytetarëve të Turqisë me ato të shteteve të tjera, do të shikojmë që fjalët e Gülenit nuk janë gjë tjetër vetëm se një politikë shpifjeje dhe të ndërtuara në fjalë të pavërteta. Por fjalët e përdorura prej tij që qeveria përdor DAESH-in për të bastisur, vrarë, therë dhe masakruar opozitarët në vend është një shpifje akoma më e tmerrshme dhe e qëllimshme. Në Turqi nuk ka asnjë lajm, madje asnjë shenjë që një ngjarje e tillë ka ndodhur. Por lideri i FETÖ-s shpif një gënjeshtër të tillë madje pa ju dridhur qerpiku i syrit. Kjo tregon se sa sistematikë dhe në çfarë pike ka arritur shpifja dhe projekti i gënjeshtrës së kësaj natyre.

“Gënjeshtra për prerjen e kokës së ushtarit”

Gjatë orëve në vazhdim, natën e 15 korrikut, pasi u kuptua që tentativa për grusht shteti do të ishte e pasuksesshme suksesin e pakundërshtueshëm të popullit turk si ”sekular”, ndërsa tha se ushtria turke po lufton kundër përkrahësve të Erdoğan-it të cilët janë pjesëtarë të DAESH-it. Pretendime të kësaj natyre vazhduan dhe në vazhdimin e tyre duke thënë ”ushtria turke sekulare po lufton kundër Erdoğan-it Musliman”. Nëse do ta lexojmë këtë tablo ku ‘tabani i lëvizjes që e quan veten si Hizmet dhe të cilët mes tyre e emërtojnë Gülenin si ”Mehdi” (shpëtimtarë), me tablonë ku ai tregohet si mbrojtës i demokracisë dhe ”Musliman i Butë”, si dhe një teolog kundër Erdoğanit musliman shohim qartë që Erdoğani mundohet të tregohet si një musliman radikal, ndërsa Güleni si një ‘përfaqësuesi i një Islami të Butë’. Madje kjo tablo mundohet të vërë në një rrugë ku Güleni dhe përkrahësit e tij kanë të drejtë me organizimin e puçit. Në të njëjtën kohë gënjeshtra që pushtoi botën ku u shpërnda gënjeshtra se ‘një ushtari ju pre koka’ , u mundua të japin një imazh ku xhihadistët e DAESH-it luftonin kundër ushtrisë turke sekulare.

Gülen: “Erdoğani është shumë i ashpër kundrejt kurdëve”

Dihet që shumë lajme të publikuar brenda dhe jashtë Turqisë mundohen të japin një imazh sikur ”Turqia mbështet DAESH-in”. “Rritja e kërcënimit të DAESH-it në Turqi”, “Erdoğani mbështet DAESH-in kundër regjimit të Asadit” janë disa nga lajmet të cilat mundohen të tregojnë Turqinë të keqe ndërsa nga ana tjetër të njëjtat lajme dhe burime bëjnë përpjekje për ndritjen e krahut të armatosur të organizatës terroriste në Siri, PYD, duke e quajtur atë si luftëtarët heronj kundër DAESH-it. Madje për të transferuar luftën e Sirisë në Turqi këto media kanë bërë propagandë nën titujt ‘Lufta e Erdoğanit kundër kurdëve’, lajme kundër procesit të demokratizimit dhe normalizimit, dhe mbjellja e armiqësisë ndaj kurdëve. Të gjitha këto shkruhen në shkrimin e Gülenit publikuar në New York Times. Në këtë shkrim ai tregon gjithashtu se ”Erdoğani mbyll sipas dëshirës gazetat, ka shkarkuar mijëra nëpunës, prokurorë, gjykatës dhe policë”. Krahas kësaj ai shkruan gjithashtu se ”Erdoğani ka marrë masa radikale kundrejt popullit kurd”. Kjo tregon se sa përpara ka shkuar ai duke ndërmarrë lajme të rreme dhe shpifje ndaj Turqisë edhe duke i hedhur baltë asaj në luftën me organizatën terroriste PKK.

Në intervistën në fjalë Güleni thotë se Turqia nuk ka hequr dorë ende nga DAESH-i dhe se mbrojtësit më të mëdhenj në Turqi janë ata të cilët janë në pushtet. Në këtë mënyrë ai në mënyrë të fshehtë mundohet të ndajë ushtrinë nga shpifjet ndaj qeverisë. ”Duket sikur bota lufton kundër DAESH-it, por kjo më shumë është një pamje e jashtme. Disa tentativa të ushtrisë mund të jenë të sinqerta. Nuk mund të them gjë për këtë. Një pjesë e ushtrisë hedh bomba mbi DAESH-in. Edhe rusët bëjnë të njëjtën gjë. Edhe amerikanët”, thotë Gülen duke ndarë kështu nga qeveria turke pjesën e ushtrisë në të cilën ai është lider hije.

Në çdo vend dhe hapësirë ku prek FETÖ është në dyshim

Këto fjalë nuk janë vetëm për ndarjen e pjesës së ushtrisë nga qeveria turke dhe shpifja ndaj Erodğan-it, as luftën e shtetit turk në Irak, Siri, kundër DAESH-it, PKK dhe organizatave të tjera terroriste, por ajo nxjerr në pah se deri ku mund të arrijnë njerëzit e indoktrinuar prej tij. Një strukturë që hedh baltë dhe shpifje duke akuzuar Erdoğan-in dhe AK Partinë si mbështetës të DAESH-it, nëse është futur në brendësi të institucioneve të shtetit kush e di se çfarë është në gjendje të bëjë.

A thua të jetë mjaftuar FETÖ vetëm me nxjerrjen në pah të maunes të Shërbimit Informativ Shtetëror, për të treguar që Turqia mbështet DAESH-in? Apo pjesë e saj kanë qenë edhe lajmet pjesë e të cilave ishin edhe disa pamje të xhiruara nga afër në kufirin me Sirinë? Gjatë pushtimit të Musulit edhe pse Ankaraja dhe Erbili kërkoi të vinte në lëvizje ushtrinë turke kjo e fundit nuk u vu në lëvizje. A mos kishte pjesë ana e anëtarëve të FETÖ-s në këtë temë? Apo gërmimi i hendeqeve në sy të ushtrisë së dytë dhe tankeve të saj? A thua se shumë raste janë fshehur nga ushtarët dhe pjesëtarët e FETÖ-s në të?

Nga rënia e helikopterit në të cilin ishte lideri i Partisë së Unitetit të Madh (BBP) Muhsin Yazıcıoğlu, katastrofa e Uludere-s dhe gjyqi i Ergenekon-it deri tek gjyqi i Bayloz-it, rrëzimi i avionit rus dhe shumë ngjarje të tjera tregojnë qartë që historia e Turqisë prej 20 vitesh do të rishkruhet me faktet e reja të dala në dritë. Dora e fshehtë e cila dëshiron të mbështesë mendimet se ”Turqia ndihmon DAESH-in” dhe ”Erdoğani i ka hapur luftë kurdëve” çfarë mund të bëjë dhe çfarë mund të ketë bërë nëse komandon 149 gjeneralë nga 356 që ka krejtësisht Ushtria e Turqisë? Duke shkuar më tej, infiltrimi dhe penetrimi në një vend ku ushtria e cila konsiderohet si kuti e mbyllur, penetrimi i mbështetësve të tyre në shumë institucione, sjell në vëmendje infiltrimin dhe penetrimin edhe në radhët e organizatës terroriste PKK.

Një strukturë e cila ka hedhur hapa si zhdukja e Islamit tradicional, ndarja në dy pole të botës islame, në atë ‘radikale’ dhe ‘të butë’. Ndihma e dhënë ndaj puçistëve dhe diktatorëve që nga Egjipti deri në Siri, emërtimi i kundërshtarëve si ‘vëllazëria muslimane’ terroristë dhe vendosja e tyre në të njëjtën tablo me DAESH-in, organizata FETÖ e cila në Turqi është fshehur pas emrit ‘hizmet’ natën e 15 korrikut tregoi edhe njëherë se sa e pamëshirshme mund të bëhet. Kjo tregon nevojën e kërkimit dhe nxjerrjes në pah të të gjithë idhtarëve të FETÖ-s të infiltruar në të gjitha institucionet turke si, shërbimet informative, ushtria, diplomacia, etj. Nga ana tjetër nëse tentativa e kryeterroristit të organizatës FETÖ, Fethullah Gülen për të shkuar në Egjipt realizohet duhet të dihet që ajo mbart në vetvete rrezikun e shndërrimit të luftrave të organizuar si përfaqësi, në ato mes fuqive të shteteve.

MERVE ŞEBNEM ORUÇ/ Anadolu Agency (AA)

Shekulli Agency