Thirrjet për armatosje të Berishës/ Prokuroria nuk nis hetimet: S’ka vepër penale

Sali-BerishaProkuroria ka vendosur të mos nisë hetimin për thirrjet e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, për armatosje.

Sipas Prokurorisë, thirrjet për armatosje nuk përbëjnë vepër penale. Gjithashtu, prokuroria ka sqaruar se deklaratat e Berishës janë në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës. Sipas saj, mendimi për armatosjen e popullsisë nuk konsiderohet vepër penale.

Kallëzimi ndaj ish-kryeministrit është kryer nga një grup deputetësh socialistë, pas thirrjeve për armatosje, pasi situata në vend është në dorën e krimit.

Shekulli Agency