Koxias me akuza të reja ndaj Maqedonisë

koxias-696x463Maqedonia ka përdorur mjete jo përkatëse në përballjen me refugjatët dhe disa herë e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias në intervistën për “Gazetën e gazetarëve”.

Ai tha se Athina zyrtare “i ka rekomanduar” vendit tonë “që ta shqyrtojë atë që e bën dhe çfarë pasoja kjo do të ketë mbi marrëdhëniet e ardhshme me sistemin institucional evropian”.

-Përgjegjësi mbajnë edhe vendet-anëtare të BE-së, të cilat edhe krahas pranisë së tyre në Maqedoni, nuk e kanë ndërprerë sjelljen e këtillë, deklaroi Koxias.

Sipas tij, Greqia “nga ana e tij, me çështje të këtilla përballet qetë dhe me përgjegjësi”.

-Ata që mendojnë se do të ndërprejmë me ndërmarrjen e nismës dhe realizimin e politikës proaktive të jashtme, janë të marrë. Ata të cilët nuk munden t’i përballojnë vështirësitë e politikës së jashtme dhe e humbin qetësinë, duhet ta shohin më mirë veten, deklaroi ministri grek.

Koxias përkujtoi se më 14 prill mbahet mbledhja e parë tripalëshe për çështjen e refugjatëve me Shqipërinë dhe Italinë dhe informoi se më 21 dhe 22 prill në Selanik do të jetë nikoqir i mbledhjes për bashkëpunim tejkufitar me ministrat e punëve të jashtme dhe të brendshme të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Shekulli Agency