Nexhat Ibrahimi: “Logos A” po sulmohet nga një grup prepotentësh që synojnë heshtjen e fjalës shqipe

Vazhdojnë reagimet e personaliteteve të shquar në mbarë trojet shqiptare kundër sulmeve që po i bën pushteti ndaj Shtëpisë Botuese “Logos A”. Ndër të fundit ka reaguar edhe publicisti dhe shkrimtari Nexhat Ibrahimi i cili ka thënë se, “është e mjerueshme që një grup prepotentësh në vend që t’i kërkojnë fajle popullit shqiptarë për të kaluarën e tyre, ata përdorin mekanizmat shtetërorë për të realizuar synimet politike dhe heshtjen e fjalës shqipe”.

Ja dhe reagimi i plotë:

“Është shqetësuese të lexosh nga mediat se atakohet Shtëpia Botuese Logos-A! Është për keqardhje qe me mjete të ultë atakohet zëri i shqiptarëve dhe myslimanëve të Maqedonisë dhe të gjithë shqiptareve në përgjithësi! Është e mjerueshme që një grup prepotentesh, kolona e peste shqiptare (por qe hiqen si atdhetarë), në vend që popullit shqiptare t’i kërkojnë falje për të kaluarën e tyre dhe t’i shtrijnë dorën e ndihmës Shtëpisë Botuese më të vyeshme shqiptare në Maqedoni e me gjerë, ata përdorin mekanizmat shtetëror për të realizuar synimet politike dhe heshtjen e fjalës shqipe. Adresa e atakuesit është e qartë. Ata duke goditur Logosin synojnë shume, por do të fitojnë zero fitime. E ardhmja do t’i quaj njerëz të UDBA-s, njerëz antishqiptare, antimuslimanë. Koha do të tregoje kush pati të drejtë.

Shekulli Agency