Turqia zhvillon sisteme të raketave me rreze të gjatë

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka miratuar zhvillimin e sistemit kombëtar të raketave me rreze të gjatë.

roketsanKryeministri turk Ahmet Davutoglu ka miratuar zhvillimin e sistemit kombëtar të raketave me rreze të gjatë, pas ndërprerjes së një projekti të përbashkët midis Turqisë dhe Kinës, i cili ka paraparë projektimin e raketave me rreze të gjatë, bëhet e ditur nga qeveria turke.

Në këtë mënyrë, Turqia do të punojnë në sistemin e vet për prodhimin e raketave me rreze të gjatë.

Negociatat mbi këtë projekt midis Turqisë dhe Kinës po zgjasin gati dy vite, ndërsa arsyeja për anulimin e projektit të përbashkët ishte përparimi i Turqisë në projektin e zhvillimit të sistemit të vet të raketave.

Shekulli Agency