Turqia teston me sukses raketën kryqëzuese të lançuar nga deti

Turqia ka kryer një test të suksesshëm të raketës së parë kryqëzuese të lançuar nga deti, e cila është zhvilluar në mënyrë autoktone, tha Ismail Demir, kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes së Turqisë.

Ai sqaroi se “Atmaca” u lançua nga anija luftarake TCG Kinaliada, korveta e katër e luftës kundër nëndetëseve e klasit Ada, e prodhuar në kuadër të programit kombëtar turk për anije luftarake.

E prodhuar nga prodhuesi i raketave Roketsan, “Atmaca” pritet që të jetë pjesë e inventarit të ushtrisë turke në pjesën e dytë të vitit 2020.

“Atmaca” do të zëvendësojë raketën “vrasëse të anijeve” Harpoon të prodhimit amerikan.

Sipas kompanisë Roketsan, “Atmaca” është një raketë kundër anijeve, e cila ka precizitet të lartë, rreze të gjatë, dhe që mund të integrohet në anijet e patrullimit, fregatat dhe korvetet.

Raketa kundër anijeve është e papërshkueshme nga moti dhe u përballon kundërmasave.

“Atmaca” është një raketë e udhëzuar me rreze prej 200 kilometrash, duke përbërë një kërcënim për objektivat përtej vijës së shikimit.

Kjo raketë gjithashtu është e pajisur me mundësinë e azhurimit të cakut, sulmit të ri apo ndërprerjen e sulmit përmes lidhjes moderne dhe të zhvilluar të të dhënave.

Shekulli Agency