Turqi, policët e operacioneve speciale përgatiten në mjedis virtual për kushtet konfliktuale

Departamenti i Operacioneve Speciale në policinë turke ofron trajnim taktik në mjedise virutale për personelin e tij, transmeton (AA).

Qendra Virutale për Trajnimin Taktik e themeluar nën strukturën e Presidencës hapja e së cilës u bë dy ditë më parë nga ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, është një qendër ku policët e operacioneve speciale i nënshtrohen një programi trajnues ku përdoren skenare pafund nga rrëmbimet e avionëve e deri tek bastisjet e metrove dhe rafinerive.

Departamenti i Operacioneve Speciale, hapi dyert e Qendrës Virutale për Trajnimin Taktik për gazetarët. Në këtë qendër trajnimi përdoren teknologji që vishen dhe që kontrollohen nga kompjuteri në një hapësirë prej rreth 500 metra katrorë. Në kuadër të kësaj policët e operacioneve speciale realizuan një operacion virtual për anëtarët e mediave.

Skenari simuloi ekipet një operacion në një ndërtesë ku u konfliktuan me kolegët e tyre që u sollën si terroristë dhe i neutralizuan ata një e nga një.

Duke dhënë informacione lidhur me teknologjinë e përdorur dhe rreth aktiviteteve trajnuese në këtë qendër, komisari Hulusi Demir, shpjegoi se përdorin një inteligjencë artificiale që jep veprim për personelin pjesëmarrës.

Demir tha se në trajnim mund të përdoret çdo mjedis i filmuar me kamera të veçanta dhe në këtë mënyrë personeli mund të marrë përvojën e një operacioni në një ndërtesë të cilën nuk e ka parë më parë.

Pasi nënvizoi se në trajnim nuk ka kufizime të skenareve, Demir tha se “Objektivi dhe pesoneli janë të lëvizshëm. Përtej kësaj është e pamundur të stimulohet në jetën reale një ngjarje e vërtetë ku mund të marr ndërveprim nga objektivi. Këtu ne mund ta bëjmë këtë. Terroristët i vendosim në mënyrë të atillë që edhe kolegët tanë në trajnim pas përfundimit të operacionit thonë ‘nuk mund ta mendoja se këtu mund të kishte terrorist‘. Falë këtyre trajnimeve ne sigurojmë ndërgjegjësim”.

“Policët e operacioneve speciale me detyrë në mbarë Turqinë u nënshtrohen trajnimeve në periudha të caktuara gjatë shërbimit dhe krahas trajnimeve të tjera ata kalojnë edhe këtë trajnim”, theksoi Demir i cili ka shtuar se falë zbatimit në fjalë sigurohet edhe kursim financiar.

Shekulli Agency