Turqi, fluturimi i parë i versionit të përmirësuar të helikopterit Atak

Fluturimi i parë i versionit të përmirësuar Faz-2 të helikopterit Atak është kryer me sukses në komplekset e industrisë dhe aeronautikës turke (TUSAŞ).

Këtë zhvillim e ka njoftuar nga llogaria e tij në rrjetin social kreu i industrisë së mbrojtjes në Presidencën e Turqisë, İsmail Demir.

“Versioni Faz-2 i helikopterit Atak që është i pajisur me marrës paralajmërues lazer dhe sisteme të tjera elektronike të luftës ka kryer me sukses fluturimin e parë. Pas testeve të detajuara që do të zhvillohen, ne synojmë ta dorëzojmë në mesin e vitit 2020 helikopterin Atak Faz-2 për të cilin janë rritur edhe më shumë normat si prodhim vendas”, tha Demir.

Forcave të sigurisë turke deri më tani u janë dorëzuar 53 helikopterë Atak, të cilët janë prodhuar nga TUSAŞ në kuadër të projektit T129 Atak të zhvilluar nga Kryesia e industrisë së mbrojtjes të Presidencës. Ndërkohë mësohet se nga konfigurimi i Atak Faz-2 në fazën e parë do të bëhet dorëzimi i 21 helikopterëve.

Shekulli Agency