Sistemi vendor i mbrojtjes ajrore “Sungur” gati për mision

Sistemi vendor i mbrojtjes ajrore “Sungur” përgatitet të hyjë në inventar.

Presidenti i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB), Ismail Demir në postimin dhe videon e dërguar në llogarinë e tij në median sociale “Twitter” dha informacione në lidhje me pikën ku kanë arritur punimet e “Sungur”.

Ai përdori shprehjen “Një fuqi surprizë për të rritur aftësinë e forcave tona të sigurisë”.

“Nën pararojën e presidencës sonë, anëtari ynë më i ri i familjes sonë i mbrojtjes ajrore, i prodhuar së bashku me pjesëtarët e industrisë vendore të mbrojtjes ROKETSAN, përgatitët të hyjë në inventar pas testeve të suksesshme”, tha ai.

Me veçorinë portative, sistemi i diferencial i mbrojtjes ajrore, mund të integrohet në platformat tokësore, ajrore dhe detare. “Sungur” zotëron aftësinë e gjuajtjes së lëvizshme, përcaktimi i objektivit ditë-natë, evidentit, përcaktimit, ndjekjes dhe gjuajtjes përreth 360 gradëve.

trt-shqip

Shekulli Agency