SHBA paralajmëron Britaninë për përdorimin e teknologjisë 5G të “Huawei”

Delegacioni amerikan i kryesuar nga Zv. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Matt Pottinger ka paralajmëruar zyrtarët britanikë që të mos përdorin teknologjitë e Huaweit në rrjetin 5G të Britanisë.

Në lajmin e britanikes BBC thuhet se një delegacion amerikan nën kryesimin e Pottinger ka zhvilluar një takim me zyrtarët britanikë ku në këtë takim kanë thënë se është “çmenduri” që Britania të përdorë teknologjitë e kompanisë Huawei në rrjetin 5G.

Në lajm gjithashtu pretendohet se zyrtarët amerikanë u kanë paraqitur zyrtarëve britanikë një dosje që përfshin disa informacione teknike.

Ndërsa në një deklaratë nga Huawei, lidhur me çështjen thuhet se “Ne jemi një kompani private që kemi ofruar shërbime në 3G, 4G dhe në broadband për kompanitë telekom në Britani në 15 vitet e fundit. Ekspertët britanikë të teknologjisë janë të qartë se teknologjia jonë nuk përbën rrezik sigurie”.

SHBA-ja më parë ka paralajmëruar Britaninë se nëse merr shërbim për infrastrukturën 5G nga kompania Huawei, kjo mund të shkaktojë rivlerësimin e shkëmbimit të informacioneve inteligjente mes dy vendeve.

Pavarësisht kësaj, kreu i MI5 Andrew Parker, duke folur për gazetën britanike “Financial Times”, ka potencuar se “Përdorimi i teknologjisë Huawei nga Britania nuk ka asnjë arsye që të ndikojë negativisht në marrëdhënien e ndarjes së inteligjencës me SHBA-në”.

Shekulli Agency