Raketa e hedhur nga anija e armatosur e telekomanduar turke godet objektivin

Një raketë e hedhur nga Mjeti Detar i Armatosur i Telekomanduar (SIDA), platforma prototip e serisë ULAQ e zhvilluar në bashkëpunim me kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes, goditi me sukses objektivin e saj të enjten.

Sipas një deklarate me shkrim nga kantieri detar ARES dhe Meteksan Defense, ULAQ SIDA shkrepi raketën në kuadër të stërvitjes “Ujku i Detit”. Në gjuajtjen e Sistemit të Raketave Laserike CIRIT të zhvilluara nga Roketsan në rajonin e Antalyas së Turqisë, shënjestra u godit me sukses të lartë.

Drejtori i Përgjithshëm i kantierit detar ARES, Utku Alanç në fjalën e tij në një ceremoni të mbajtur para lëshimit të raketave, tha se ata tani synojnë të zhvillojnë automjetet detare të telekomanduara më të mira në botë dhe të udhëheqin botën si inxhinierë turq në këtë fushë me përfundimin e testit të hedhjes.

Ndërsa presidenti i Industrisë së Mbrojtjes, lsmail Demir në vijim të fjalës së tij pas raketa goditi objektivin tha:

“Ditët kur fillojmë të shohim realizimin e produkteve tona të cilat tani janë në terren si ndërrues lojërash tek mjetet ajrore pa pilot, gjithashtu edhe ato të mjeteve tokësore, detare dhe nëndetëset janë shumë afër. Ne e dimë se mjedisi luftarak në të cilin funksionojnë këto sisteme të integruara po na pret dhe ne vazhdojmë punën tonë në përputhje me rrethanat. Ne e mbështesim punën. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë”.

ULAQ SIDA mund të përdoret në kryerjen e misioneve të tilla si zbulimi, mbikëqyrja dhe inteligjenca, lufta sipërfaqësore, lufta asimetrike, përcjellja e armatosur dhe mbrojtja e personelit, siguria e objektit strategjik, nga automjete të lëvizshme tokësore dhe nga qendra e komandës së selisë ose nga platforma lundruese të tilla si transportuesit e avionëve dhe fregatat.

Anadolu Agency

Shekulli Agency