Në Pekin ndalohet shitja e modeleve të iPhone

Duke pretenduar se modelet 100C dhe iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë pothuajse të njëjta, Zyra e Patentave të Produkteve e ka cilësuar si të drejtë pretendimin dhe ka vendosur ndalimin e produkteve të Apple në Pekin.

kina-iPhoneNë Kinë i është kërkuar kompanisë Apple të ndalojë shitjen e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Gazeta publike Ditari i Popullit, ka raportuar se kompania Beili me qendër në qytetin Shënxhën në rajonin Guangdong ka akuzuar Apple-n se modelet iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë imitim i modelit të tyre 100C. Për këtë arsye kjo kompani është ankuar në Zyrën e Patentave të Produkteve në Pekin (BIPO).

Duke pretenduar se modelet 100C dhe iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë pothuajse të njëjta, Zyra e Patentave të Produkteve e ka cilësuar si të drejtë pretendimin dhe ka vendosur ndalimin e produkteve të Apple në Pekin.

Ndërsa Apple ka apeluar vendimin duke e quajtur atë të padrejtë.

Shekulli Agency