Ndotja e ajrit rrit rrezikun nga depresioni

Studimet e fundit shkencore të ekspertëve nga Universiteti College London (UCL) tregojnë se ndotja e ajrit rrit rrezikun nga depresioni.

Ekipi shkencor me Isobel Braithwaite në krye, analizoi rezultatet e 25 punimeve shkencore në 16 shtete dhe erdhi në përfundim se ndikimi i ajrit të ndotur në masë të konsiderueshme rrit rrezikun nga depresioni.

Braithwaite tha se pjesërisht janë të njohura efektet negative të ajrit të ndotur mbi gjendjen e përgjithshme shendetësore të njerëzve, por është e padiskutueshme që ky faktor të ketë pasoja negative në gjendjen mendore të njerëzve.

Ajo sqaroi se grimcat e rrezikshme nga ajri i ndotur hyjnë në mushkëri, ndërsa përmes gjakut, në trurin e njeriut, duke rrezikuar kështu sistemin nervor dhe sekretimin hormonal në organizëm.

Gjetjet e hollësishme të studimit janë botuar në revistën “Environmental Health Perspectives”.

Kohët e fundit, studime të ngjashme shkencore janë kryer në Kinë dhe kanë treguar se ndotja e ajrit gjithashtu rrit rrezikun e vdekjes.

Shekulli Agency