MASHTRIMI I EVOLUCIONIT

Është viti 1832.

Anija “Beagle” lundronte përgjatë Atlantikut të pafund. Anija dukej si çdo anije e zakonshme e udhëtarëve apo anije bartëse,por udhëtimi kishte qëllim zbulimi, dhe që do të zgjaste me vite. Duke u nisur nga Anglia, ajo do të kalojë tërë oqeanin dhe do të arrijë në brigjet e Amerikës Jugore.“Beagle”, një anije që deri atëherë kishte një rëndësi të vogël, u nis për në udhëtim pesëvjeçar.

Atë që do t’a bëjë këtë anije të njohur është udhëtari në të, Charles Robert Darwin, një natyralist 22-vjeçar. Ai në të vërtetë nuk studionte biologjinë por kishte qenë student i teologjisë në Universitetin e Cambridge-it.

Edhe pse arsimimi i këtij të riu në teologji ishte gjithëpërfshirës, në kohërat kur ai jetonte ishin thellë të ndikuar nga mendimet materialiste. Në të vërtetë, një vit para se të nisej në rrugëtimin e tij me Beagle, ai kishte hequr dorë nga një numër i rregullave themelore të krishterizmit. Darwini i ri interpretoi të gjitha zbulimet e bëra në këtë udhëtim në termet e mendimit materialist, dhe kërkonte të sqaronte qeniet e gjalla që ai hulumtonte pa referime nga krijimi hyjnor. Ai i zhvilloi këto ide gjatë viteve pasuese, duke i përpunuar, dhe përfundimisht duke e botuar teorinë e tij. Teoria e tij u propozua më 1859, në librin e tij “Origjina e llojeve” që nuk u prit mirë nga bota intelektuale e shek. të 19-të, edhe pse do të sigurojë të ashtuquajturën bazën shkencore që ateizmi kishte kërkuar të gjente me shekuj. A ishte teoria e evolucionit zbulim origjinal i Darwinit? A e zhvilloi ai pa i ndihmuar askush teorinë e cila i hapi udhë njërës ndër mashtrimeve më të mëdha në historinë e njerëzimit?

Në të vërtetë, Darwini, nuk bëri asgjë tjetër përpos që e korigjoi një ide bazat e së cilës ishin ngritur më herët.  Darvinizmi, me fjalë të tjera teoria e evolucionit, u prezantua me qëllim të mohimit të faktit të krijimit, por që në të vërtetë nuk është asgjë përveç një marrëzi e dështuarjo shkencore. Kjo teori, e cila pretendon se jeta lindi rastësisht nga materia e pajetë, u zhvlerësua nga faktet shkencore të “projektimit” të qartë në gjithësi dhe në gjërat e gjalla. Në këtë mënyrë, shkenca vërtetoi se All-llahu krijoi gjithësinë dhe gjallesat në të. Propaganda e zhvilluar sot për të mbajtur në jetë teorinë e evolucionit mbështetet kryekëput në shtrembërimin e fakteve shkencore, interpretimin e paragjykuar dhe gënjeshtrat dhe pavërtetësitë e maskuara si shkencë.

Çarlls Darvini – “ fund e krye Njeri Majmunë

Mirëpo kjo propagandë nuk mund ta fsheh të vërtetën. Fakti se teoria e evolucionit është mashtrimi më i madh në historinë e shkencës ka ardhur në shprehje shumë e më shumë në botën shkencore gjatë 20-30 viteve të fundit. Hulumtimet e bëra pas viteve të 80-ta në veçanti kanë zbuluar se pohimet e Darvinizmit janë krejtësisht të pabaza, gjë që është thënë nga një numër i madh i shkencëtarëve.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, shumë shkencëtarë prej fushave të ndryshme biologjia, biokimia dhe paleontologjia pranojnë gjymtinë e Darvinizmit dhe e përdorin konceptin e projektimit inteligjent për të shpjeguar zanafillën e jetës. Ky “projektim inteligjent” është një shprehje shkencore e faktit se Allahu i krijoi të gjitha gjallesat.

Ne kemi ekzaminuar rënien e teorisë së evolucionit dhe provat e krijimit në mënyrë shumë të hollësishme shkencore në shumë prej punimeve tona dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të kësaj çështjeje, do të jetë shumë e dobishme që ta bëjmë një përmbledhje të saj këtu.

Shkeputur nga libri: “Rendi i ri boteror”
Prof. Eroll Velija

Shekulli Agency