Lojë kompjuterike për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve me skizofreni

-lojra

Prof. Dr. Barbara Sahakian, nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin Cambridge tha se akizofrenët të cilët luajnë lojën bëjnë më pak gabime në testet e memories dhe të funksionit të trurit.

 

Shkencëtarët Britanikë kanë zhvilluar një lojë të re kompjuterike që pacientët me skizofreni të përshtaten me jetën e përditshme.

Sipas një lajmi të BBC personat me skizofreni të cilët luajnë 4 javë lojën kompjuterike të projektuar nga Hulumtuesit e Departamentit të Psikiatrisë në Universitetin Cambridge theksohet se kanë shënuar një përmisim të dukshëm në aftësitë e të mësuarit dhe të kujtesës.

Loja e quajtur “Peak” e zhvilluar edhe më mbështetjen e pacientëve ka nivele të ndryshme të vështirësive. Në lojë nga pacientët skizofrenë kërkohet që të hyjnë dhe të gjejnë objektet në dhoma të ndryshme. Nga të sëmurët që kërkohet më pas që objektet e gjetura ti vendosin në vende të ndryshme dhe ti mbajnë mend testohet memoria “epizodike” dhe ejo e “kujtesës”. Memoria Epizodike përcaktohet si një lloj i kujtesës ku ruhen ngjarjet e jetuara nga individi.

Prof. Dr. Barbara Sahakian, nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin Cambridge tha se akizofrenët të cilët luajnë lojën bëjnë më pak gabime në testet e memories dhe të funksionit të trurit.

Sahakian e cila ka vënë në dukje se loja është aq interesante sa tërheq edhe vëmendjen e të sëmurëve që kanë pak motivacion ka thënë se “Loja, pregatit skizofrenët për jetën e përditshme. Kjo lojë ndihmon edhe në trajtimin shkencor ku deri tani nuk kemi arritur përparime me ilaçe por edhe nuk ka efekte anësore”.

Sahakian e cila paralajmëron pacientët që të mos ndërprenë ilaçet ajo tërheq vëmendjen se loja e memories duhet të përdoret me ilaçe dhe mjekimin psikologjik.

Loja “Peak” e cila synon që të rikthejë skizofrenët në jetën arsimore dhe të punësimit mund të shkarkohet edhe në telefonat e mençur.

Skizofrenia e cila del në pah me dëmtimin e rëndë të marrëdhënies së personit me realitetin, shkakton çrregullime në sjellje dhe në mendime. Skizofrenia gjendet në nën tipe të ndryshme dhe në përgjithësi del në pah në moshë të re. Në të gjithë botën gjenden 23.6 milionë skizofrenë.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.