Kush ju ka fshirë në Facebook?

fb-4533217690007Një aplikacion i ri për pajisjet mobile do t’ju tregojë se kush ju ka hequr nga lista e miqve në Facebook. Aplikacioni i ri “Who Deleted Me” do të monitorojë miqtë tuaj në Facebook dhe do t’ju njoftojë kur njëri prej tyre ju fshin.

Për të ruajtur balancën, aplikacioni do të njoftojë përdoruesit edhe kur shtojnë miq të ri në Facebook.

Kur logoheni për herë të parë në aplikacion, ai regjistron listën aktuale të miqve dhe sa herë riktheheni ai bën krahasime me herën e fundit kur keni hyrë në aplikacion.

Ai do t’ju njoftojë nëse një miku juaj e ka çaktivizuar llogarinë, ose nëse ka qenë aq “idiot” sa ju ka larguar nga miqtë. Për fat të keq, aplikacioni nuk do të jetë informacione se kush ju ka fshirë në të kaluarën.

Aplikacioni do të shfaqë edhe miqtë që ju keni fshirë.

Shekulli Agency