Kursen paratë dhe nuk ndotë ambientin, qytetari i Tuzllës kalon 200 kilometra për 25 cent

Pronari i këtij automobili thotë se investimi që ka bërë do ti kompenzohet në gjashtë vitet të ardhëshme.

333-rt6555uttEsmir Spahiq nga Tuzlla është pronari i njërit nga gjithsej katër automobilët elektrik, të regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë. Përveç që nuk ndotë ambientin, Spahiq kursen paratë sepse nuk shfrytëzon karburante, ndërsa për gjysëm marke, sa shpenzon për mbushje të baterive me energji elektrike, mund të përshkojë 200 kilometra.

“Ishte një proçes sfidues të transformosh automobilin nga një makinë me motor në një të këtillë, ndërsa eliminimi i karburantit dhe shëndrimi në mjet ekonomik ishin arsyet kryesore për të bërë automobilin elektrik. Para një viti e gjysëm, një shok i imi filloi adaptimin e veturës Polo, ndërsa më herët, ai vetë kishte prodhuar një automjet elektrik. Para disa muajsh e kam vozitur sa për ta testuar dhe pastaj vendosa ta regjistroj. Automobili ka kaluar testin, ndërsa regjistrimi i tij është më i lirë krahasuar me automobilët klasik. Ka kushtuar 180 marka, ndërsa më herët  do të kisha paguar 300 MK më shumë , sepse tani kubikazhi i tij është më i vogël dhe nuk do t’më duhet të paguaj për ndotje të ambientit” tregon Spahiq, i cili thotë se automobilin me motor dizel e ka paguar 12.000 MK ndërsa për transformimin e tij në motor elektrik ka paguar 15.000 MK shtesë.

Pronari i këtij automobili thotë se investimi që ka bërë do ti kompenzohet në gjashtë vitet të ardhëshme.

“Ky automobil nuk mbushet vetëm në një pikë karburanti, por gjithandej ku ka një prizë. Mund të mbushet në më shumë module, nga gjysëm, deri në katër orë ndërsa me llogarinë që kam bërë rezulton që një mbushje e plotë të kushtojë gjysëm MK (25 cent) dhe zgjat 40 minuta” thotë ai.

Garanca për një motor 10 kilovat siç tregon Spahiç, është një milion kilometara të kaluara, ndërsa vet motori sipas tij, është pothuajse i pashkatërueshëm sepse bëhet fjalë për motor magnetik i cili në rast të frenimit ndalet vet duke bërë të panevojshme edhe pllakat e diskut për frenim.

Shekulli Agency