Kina kryen provat e raketës anti-balistike

Ministria kineze njoftoi se dje forcat e saj zhvilluan një “provë tokësore të raketës anti-balistike në territorin e saj”. Pa mos shpalosur detaje, në njoftim u theksua se “ajo arriti objektiv e dëshiruar të provës”.

“Testi ka natyrë mbrojtëse dhe nuk shënjestron asnjë vend”, theksoi ministria kineze.

Provat e raketave anti-balistike vijnë në mes të tensioneve të reja me Indinë që shpërthyen në muajin maj të vitit të kaluar përgjatë ‘Linjës së Kontrollit Aktual’, kufirit ‘de fakto’ në rajonin Ladakh të Xhamu dhe Kashmirit të diskutueshëm.

Tensionet në Tajvan

Dje po ashtu një anije luftarake amerikane kaloi në Ngushticën e Tajvanit mes tensioneve të rritura me avionët kinezë që po fluturojnë mbi kanalin e lundrimit, veprime që vijnë pas angazhimeve të rritura midis SHBA-së dhe Tajvanit, vend të cilin Kina e konsideron si “provincë të saj të shkëputur”.

Kjo anije ishte shkatërruesi i parë i raketave e drejtuar nga Marina Amerikane që kaloi përmes Ngushticës së Tajvanit nën administratën e presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden.

Ndërkohë, mbrëmë Kina lëshoi në hapësirë një “eksperiment të ri të teknologjisë së komunikimit satelitor”.

Siç raportuan mediat lokale, sateliti do të përdoret për komunikim, radio, televizion dhe qëllime të transmetimit të të dhënave si dhe të testeve teknologjike.

Shekulli Agency