Dronët e armatosur turq TB3 në shtypin amerikan

Shtypi global vazhdon të flasë për dronët e armatosur të Turqisë (SIHA).

Portali amerikan i lajmeve të mbrojtjes “Defense News” raportoi se Turqia do të ketë fuqi të konsiderueshme parandaluese me angazhimin e dronëve të armatosur tip “SIHA TB3”, të cilët janë në proces zhvillimi.

Artikulli thekson se Turqia ka ngritur një flotë me avionë luftarakë në det.

Sipas lajmit të “Defense News” dronët “TB3” do të kryejnë misione bashkë me anijen sulmuese amfibe “TCG Anadolu”, një nga projektet më të mëdha të anijeve luftarake të Turqisë.

Portali gjithashtu përcjell deklaratat e CEO-s të kompanisë “Baykar”, Selçuk Bayraktar, i cili ka thënë se “TB3 do të plotësojë një boshllëk të rëndësishëm në këtë fushë”.

Sipas artikullit droni i armatosur “TB3” do të jetë në qiell në 2022.

Artikulli jep edhe detaje për këtë dron dhe thotë se krahët e “TB3” mund të palosen dhe se në bordin e anijes mund të vendosen 50 dronë të armatosur dhe koha maksimale e fluturimit të këtyre mjeteve ajrore që peshojnë 1.450 kg do të jetë 24 orë. (trtshqip)

Shekulli Agency