COVID-19, respiratori i parë i prodhimit turk do të lëshohet pas 15 prillit

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, ka bërë të ditur se një kompani turke do ta lëshojë respiratorin e parë mjekësor të prodhuar në vend pas 15 prillit, raporton AA.

Varank tha se mbi 100 inxhinierë nga kompanitë e teknologjisë së lartë të vendit, të tilla si Bayrak, Aselsan dhe TAI, po punojnë për të prodhuar pajisjen në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Disa kompani, ndër të cilat nga sektori i shëndetësisë, janë përqendruar në prodhimin e aparateve të frymëmarrjes, të cilat janë thelbësore për trajtimin e koronavirusit të ri (COVID-19).

BIOSYS, një prodhues turk i teknologjisë, bëri protopin e tij të parë pas një procesi studimi dhe zhvillimi pesë-vjeçar.

Prodhimi masiv i respiratorëve tashmë ka filluar në një fabrikë në pronësi të kompanisë Arçelik, një kompani prodhuese e pajisjeve shtëpiake. 

– Zhvillimi i vaksinave

Ministri Varank tha se Ankaraja po mbështet 14 projekte për zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve COVID-19 përmes financimit deri në 18 milionë lira turke (2.7 milionë dollarë).

Ai tha se kërkimet në këtë drejtim po kryhen nën koordinimin e Këshillit kërkimor shkencor dhe teknologjik.

Ministri shtoi se rreth 24 universitete, tetë institucione publike kërkimore, tetë kompani private dhe disa studiues po punojnë nën platformën COVID-19 të vendi.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin dhe bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA ka vrarë mbi 53 mijë njerëz, ndërkohë mbi 212 mijë të tjerë janë shëruar.

Në Turqi, deri më tani virusin e kanë kontraktuar gjithsej 18.135 persona, ndërsa 356 kanë vdekur.

Shekulli Agency