Avioni pa pilot ANKA i Forcave të Armatosura Turke realizoi me sukses detyrën e fluturimit

Avioni pa pilot ANKA që është projekti i Shoqatës së Fuqizimit të Forcave të Armatosura Turke, realizoi me sukses detyrën e fluturimit.

tec-turSipas një deklarate të bërë nga kjo shoqatë, fluturimi i cili zgjati 4 orë dhe u ndoq edhe nga Zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare Shuaj Alpaj (Şuay Alpay), Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës së Fuqizimit të Forcave të Armatosura Orhan Akbas (Orhan Akbaş), Kryetari i Bordit Drejtues të TUSAS, Kryetari i Bordit Drejtues të ROKETSAN Emin Alpman si dhe nga Kryetari i Bordit Drejtues së HAVELSAN Jyksel Ëztekin (Yüksel Öztekin).

Në kuadër të misionit, avioni pa pilot ANKA u ngrit nga aeroporti Elazığ pas arritjes së 19 mijë feet lartësi dhe përfundoi me sukses mbikëqyrjen dhe aktivitetet e tjera të misionit në një sipërfaqe prej 32 metra katrorë eksplorimi.

/TRT/

Shekulli Agency