Fillimi Shk/TekApple prezanton produktet e saj të ridizajnuara

Apple prezanton produktet e saj të ridizajnuara

nga Shekulli Agency

333-appl-879699

Sipas fjalëve të drejtorit ekzekutiv të Apple Tim Cook, iPad Pro i ri paraqet një “balancë” të tabletit dhe laptopit.

 

Prodhuesi më i madh amerikan i elektronikës, kompania Apple prezantoi versionin e ri të produkteve të saj të vjetra mes të cilave janë iPhone 6S, Apple TV dhe iPad Pro i ridizajnuar.

Sipas fjalëve të drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, iPad Pro i ri paraqet një “balancë” të tabletit dhe laptopit. Fjala është, siç thekson ai, për pajisjet të cilat më herët nuk kanë ekzistuar në treg.

“iPad-i është shprehja më e qartë e vizionit tonë të kompjuterit personal”, u shpreh Cook, duke paralajmëruar se iPad-i i ridizajnuar “është risia më e madhe e iPad-it nga iPad-i”.

Gjithashtu iPad Pro me një ekran të madh, tastierë dhe stilolaps të Apple është i destinuar për biznes. Lidhur me këtë, nënkryetari i repartit të kompanisë Apple për marketing global Phil Schiller nxori në pah se si iPad Pro punon për 80 për qind më shpejtë se pothuajse shumica e kompjuterëve personal, ndërsa bateria e tij zgjat diku 10 orë.

Kur është fjala për Apple TV, për dallim nga modeli i vjetër, ai posedon aplikacion biblioteke krejtësisht të re. Cook theksoi se kjo pajisje dhe të ngjashmet me të do të zëvendësojnë televizionin tradicional.

“E ardhmja e  televizionit janë aplikacionet”, porositi Cook.

Ndërkohë iPhone 65 i ri nga 25 shtatori do të gjendet në treg në Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Zelandë të Re, Portoriko, Singapor, Britani të Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies