Apple do të lançojë aplikacion për transferimin e parave

333-appl-879699Aksionet në Apple u rritën me 0.3% pas njoftimeve se kompania e teknologjisë do të lançojë një aplikacion që lejon përdoruesit të dërgojnë para përmes iPhonëve të tyre. Apple është në diskutime me bankat për të ngritur sistemin që do të lejojë përdoruesit e iPhone për transferimin e parave nëpërmjet tekstit, tha Wall Street Journal.

Aplikacioni do të vendosë Apple në kontrata të drejtpërdrejta me biznese të tilla si PayPal. Aksionet PayPal ishin poshtë 2.5%. PayPal tashmë ka një aplikacion të quajtur Venmo që lejon përdoruesit në SHBA për të dërguar dhe për të kërkuar para nga njëri-tjetri nëpërmjet telefonave të tyre.

Shekulli Agency