10 celularët më të mirë të 2015-ës

mob-554476665566FoxNews sjell dhjetë telefonat e mençur më të mirë të lançuar në vitin 2015. Listën e kryesojnë dy gjigantët dhe rivalët e përbetuar Apple dhe Samsung, të ndjekur nga Microsofti e HTC etj.

Sipas FoxNews telefonët më të mirë të këtij viti janë:

iPhone 6s and iPhone 6S Plus- Telefona që kanë pasur sukses të madh në treg. Disa nga veçoritë kryesore që kishte sjell Apple përmes këtyre telefonave janë: Ekrani 3D, në varësi prej presionit që ushtrohet gjatë prekjes. Procesori A9 i bënë këta dy telefona nga më të shpejtit në botë, ndërsa të dy mund të incizojnë video 4K.

Samsung Galaxy S6 and Samsung Galaxy S6 Edge- Të dy këta dy telefona përdorin teknologjinë OLED për ekran, ndërsa Apple përdor LCD. Kamera prej 16 megapiksel është një nga veçoritë e këtyre telefonave. Kurse dizajni metalik klasik është ndryshimi nga telefonat paraprak që kishin dizajnim plastik.

Samsung Galaxy Note 5 and Galaxy S6 Edge+: Këta kanë madhësi më të madhe. Note 5 vjen me lapsin “S Pen stylus”, dhe Note është i lakuar prapa, diçka që Edge nuk e ka, ndërsa veçantia është jetëgjatësia e baterisë, që është mjaft e mirë.

Google Nexus 6P- Ndoshta një nga telefonat më të mirë të Nexusit. Kompania kineze,Huawei është në ngritje tani dhe renditet si fuqia e tretë sa i përket krijimit të telefonëve, prapa Apple dhe Samsungut. Ndërsa bashkëpunimi me Google ka krijuar këtë telefonë që ka pasur sukses të madh në tregun botëror, shkruan Express.

Veçantia e tij është procesori me tetë bërthama, ndërsa ka një hapësirë 32 GB, 3GB RAM, dhe kamerë 12.3 megapiksel, që arrin kualitetin 4K.

HTC One M9- Seritë e telefonave M të HTC-së kanë pasur një sukses të madh, duke u cilësuar si një nga telefonat më të bukur në market, për shkak të dizajnit metalik.

Microsoft Lumia 950 XL- Gjiganti Microsoft në këtë vit ka lansuar një nga telefonat më të mirë në treg. Me sistemin Windows 10 për telefonë ka sjell një nga telefonat më të shpejtë në treg.

Moto G 2015- Një telefon i mençur jo i shtrenjtë është lansuar nga Motorola. Me dizajn të ri, rezistent ndaj ujit dhe me kamerë të përmirësuar ka pasur një sukses mjaft të madh në treg.

Shekulli Agency