Wikileaks paralajmëron publikimin e dokumenteve të reja

“Dosjet që do t’i publikojmë, përmbajnë dokumente të rëndësishme në lidhje me luftërat, armët, naftën, Google dhe zgjedhjet në SHBA”, shtoi më tej Assange

wikThemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, tha se duke filluar nga kjo javë do të publikojë dokumente të reja, prej të cilave do të ketë përmbajtje në lidhje me Google dhe fushatën parazgjedhore në SHBA, si dhe në lidhje me luftërat, shitjen e armëve dhe industrinë e naftës.

Përmes një video-konference, Assange u lidh drejtpërdrejt nga Londra në konferencën për media që u organizua në Berlin me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit të Wikileaks.

Assange tha se Wikileaks është përballur me lloj-lloj presionesh nga shtete të ndryshme me në krye SHBA-të, megjithatë, ai theksoi se nuk do të përkulen para këtyre. “Gjatë dhjetë javëve në vijim, çdo javë do të publikojmë nga një grup të ri dokumentesh”, u shpreh Assange.

I veshur me një fanellë me mbishkrimin “e vërteta”, Assange para përfaqësuesve të mediave potencoi se po punojnë në nxjerrjen e dokumenteve në lidhje me zgjedhjet në SHBA para dates 8 nëntor.

“Dosjet që do t’i publikojmë, përmbajnë dokumente të rëndësishme në lidhje me luftërat, armët, naftën, Google dhe zgjedhjet në SHBA”, shtoi më tej Assange.

Shekulli Agency