Vjehrra merret në mbrojtje/ E rrihte nusja e djalit

333.thun-456Sot, në Pojan të Korçës, policia ka plotësuar kërkes-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Gj.P., 54-vjeç, e cila ishte viktimë e dhunës nga nusja e djalit të saj.

Ndaj nënës 54-vjeçare është ushtruar dhunë e vazhdueshme fizike dhe psikologjike nga shtetësja A.K, e cila është vetëm 16 vjeç dhe është nusja e djalit të saj. Policia ka kërkuar që 54-vjeçarja të merret në mbrojtje të menjëhershme për dhunën që ushtrohet nga nusja e djalit, e cila edhe pse ende e re në moshë është kthyer në një problem për vjehrrën, e cila është viktima e dhunës në familje.

Dhuna në familje vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Nuk janë vetëm rastet e dhunës së burrave ndaj grave por edhe rrahja dhe dhuna që ushtrojnë gratë mbi burrat apo nuset mbi vjehrrat, si në rastin e fundit ndodhur në Korçë.

Shekulli Agency

Shekulli Agency