TRI PRINCIPET E ELITËS PËR SUNDIMIN E BOTËS

111-pir-6554Dija është pushtet. Shfrytëzimi i njerëzve është shumë i thjeshtë kur ti ke pak më tepër njohuri nga sa kanë ata. Edhe pse sot njohurit tona janë të shumta, ekzistojnë zonat ku ne nuk dimë asgjë. Kjo ndodh, pikërisht, pse ne nuk e kuptojmë se sa të rëndësishme janë emocionet dhe se ne jemi gjithnjë nën kontrollin e emocioneve të shtypura. Kjo ndodh për shkak se pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë atë që dinë një pjesë e vogël, pra faktin se gjërat e mëdha kontrollohen nga gjërat e vogla. Nëse shikojmë historinë e Perëndimit dhe të disa personaliteteve të rëndësishme (që nga Pitagora deri tek Njutoni), do të shohim se gjithë ata ishin të mrekuluar nga OKULTIZMI. Fjala okultizëm e shpjeguar fare thjesht do të thotë “e fshehtë” dhe pjesa më e madhe e njohurive misterioze fshihen në tekstin dhe simbolikën e librave më të famshëm fetar të botës, përfshirë edhe Biblën dhe Kur’an-in. Shumë principe të përgjithshme nga këto vepra, janë të kuptueshme dhe të pranuara nga masat, por në to ka mjaft gjëra që mbeten të fshehta dhe të cilat ne nuk i dimë. Andaj, ELITA e njeh mirë okultizmin dhe në mënyrë të përfeksionuar shërbehet me principet e tij. NË vazhdim do të prezantojmë tri principe simbolike me origjinë nga okultizmi, përmes së cilave shërbehet ELITA gjatë vënies së kontrollit të vet mbi njerëzimin. Këto tri principe janë: principi i PIRAMIDËS, SPIRALES dhe SATURNIT.

PIRAMIDA – përfaqëson një formë të strukturës politike dhe ekonomike që i lejon një grupi të vogël të njerëzve të kontrollojnë një grup më të madh. Nëse e paramendojmë një piramidë dhe në të një strukturë organizative, do të shohim se ata që janë në maje të piramidës kanë fuqinë dhe pushtetin e sundimit dhe kontrollit më të madh, nga ata që janë gjithnjë e më poshtë kah fundi piramidal. Në maje të saj është syri që sheh, vëren dhe regjistron çdo gjë. Me këtë princip piramidal funksionojnë shumë organizma shtetërore dhe korporata të mëdha botërore. SPIRALJA – përfaqëson evolucionin që ndodh përmes një veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyrës ciklike të sistemeve jetësore, ndërsa mënyra se si spiralja lëviz nga qendra e saj çdo herë që rrotullohet, përfaqëson forcën evolutive e cila lëviz në mënyrë periodike. ELITA ka nisur veprimtarinë e saj me pak pushtet, por me shumë njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurinë e vet të madhe në pushtet. Ajo, në mënyrë permanente investon asetet e veta që t’i rrisë ato dhe kështu në vazhdimësi, derisa ta kontrollojë tërë botën dhe njerëzimin. SATURNI – përfaqëson simbolikën e kufizimit të lirive të të tjerëve. Sa më pak dinë të tjerët dhe masat, aq më e fuqishme është ELITA. Kjo simbolikë okultiste përfaqësohet me këtë domethënie për shkak të rrethit të tij unaor që e mbështjellë këtë planet, ndërsa figurativisht nënkupton kufizimet.

Prof. Eroll Velija

Shekulli Agency