SOROS, FILANTROP apo MONSTER ?!

globi-sorros

Ne bote ka dy tipe miliarderesh: ata qe pasurine e tyre e kane te trasheguar nder breza dhe ata qe e kane vene vete nga hici. Ne kete gupin e dyte hyn, pa dyshim, miliarderi amerikan me origjine hebreje, George Soros, qe kete 12 gusht mbush 85 vjet dhe pasuria e tij vleresohet ne rreth 25 miliard dollare.
Per jeten e tij, te dukshme dhe te perfolur, mund te gjeni material te bollshem ne internet, por edhe ne disa libra te tij, botuar edhe ne shqip. Dime qe lindi ne Hungari, ne nje familje hebreje, qe cuditerisht i shpetoi persekutimit nazist, qe u largua ne vitin 1947 nga Hungaria komuniste, fillimisht ne Londer (ku kreu edhe studimet per ekonomi), e mandej emigroi ne SHBA ne vitin 1956. Fale aferave te tij ne fushen e finances, shume shpejt, u be zoterues i nje pasurie kolosale (thuhet se duke manipuluar paundin britanik ne Burse fitoi ne nje dite te vetme 1 miliard dollare !!).


Perkrahes i filozofise te mentorit te tij, filozofit hebre Karl Popper, ai eshte sot nje nga propagandistet dhe mbeshtetesit financiare te te ashtuquajturave “Shoqeri te Hapura”, qe propagandojne globalizmin. Me nje rrjet gjigand fondacionesh, te themeluara prej tij ne mbare boten, i paraqitur si filantrop, ai ushtron influence politike ne perzgjedhjen e elitave drejtuese te ketyre vendeve, me fryme kozmopolite dhe antinacionaliste.

Nuk do t’ia vlente te flisnim per te nese influenca e tij nuk do te ish edhe tek ne. Qe ne muajt e pare te vendosjes te demokracise (1992) ai themeloi ne Tirane fondacionin “Shoqeria e Hapur per Shqiperine”, per te perkrahur financiarisht “shoqerine civile”, duke ndikuar ne media, kulture, arsim dhe botime. Persona te tille si Olsi dhe Edi Rama, Piro Misha, Remzi Lani, Milva Ikonomi, Valdete Sala, Capajev Gjokutaj, Linda Basha e me vone brezi me i ri me Erion Veliaj, Arber Mazniku, Henri Cili, Endri Fuga etj. jane produkte te tij. Te gjithe u cuditen kur ne dhjetor 2014, ndonse ne moshe 84 vjecare, ai erdhi ne Shqiperi vetem per disa ore, duke takuar kreret me te larte te shtetit (perfshi edhe opozitarin Lulezim Basha), me sa duket per te ndermjetesuar nje kompromis politik pozite-opozite apo mbase edhe per te sjelle gojarisht nje “porosi” te rendesishem per zgjedhjet lokale te rradhes (Erion Veliaj nuk ishte me i pelqyeri i bazes socialiste) apo edhe per skandalin e vjedhjes te 7 milion $ nga Banka e Shqiperise. Kjo mbeti enigme !. Pa dashur te paragjykoj por eshte fakt, qe shumica e drejtuesve te sotem politike te se majtes ne pushtet jane “nxenesit” e tij, per te cilet ai ka mbi 22 vjet qe ka financuar formimin dhe karieren e tyre politike. (Te mos harojme qe ai eshte perzene nga gjithe vendet ish komuniste lindore dhe fondacionet e tij kudo jane mbyllur).

Megjithate, ne kete 85 vjetor, i urojme shendet dhe kenaqesi me nusen e tij te trete, 42 vjecaren Tamiko Bolton !

 

Klodi STRALLA

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.