“Skandal në Klinikën për Kardiologji, ka mbetur një antibiotik për gjithë pacientët”

klinikaSipas informacioneve nga mjekët në Klinikën për kardiologji për momentin ka vetëm një antibiotik i cili ju jepet të gjithë pacientëve që janë në spital, kanë pohuar nga LSDM dhe kërkojnë që ministri Todorov të del menjëherë dhe të tregoj nëse Kardiologjia është lënë vetëm me një antibiotik dhe përse?

“Mjekët kanë frikë se me mënyrën e tillë të mjekimit mund të ndodh diçka e keqe pacientëve të operuar për të cilët ata përgjigjen. Përarsye se ka vetëm një antibiotik, ata janë të detyruar të ndryshojnë terapinë pacientëve dhe të japin të njëjtin ilaç të gjithëve?! Kjo është skandal, posaçërisht nëse merret parasysh se bëhet fjalë për persona me sëmundje të rëndë, me operime në zemër. Todorov duhet të del dhe të thotë se a e kanë të ndaluar mjekët tu thonë familjarëve të pacientëve se ilaçe nuk ka”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Qeveria në bashkëpunim me mediumet nën kontroll pengon që opinioni të mësoj të vërtetën që po ndodh në shëndetësi. Sipas tyre, në Kardiologji tani më dy muaj mungojnë 70 për qind i materialit medicinal për shërimin dhe trajtimin e pacientëve.

/SHENJA/

Shekulli Agency