Sërish bastisje, sërisht “Lagjja e Trimave”

policia-maqedoniNjë aksion i madh policor i shoqëruar me forca të mëdha policie, i ka zgjuar sërish banorët e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë. Në fakt, sipas dëshmitarëve okularë por edhe familjarëve të familjes Jonuzi, në shënjestër ka qenë shtëpia e Riza Jonuzit, emri i të cilit u lakua shumë, gjatë incidentit të armatosur të Kumanovës, që ndodhi më 9 dhe 10 maj të këtij viti, pikërisht në “Lagjen e Trimave”.

Familjarët e Rizait të shqetësuar, për gazetën “Lajm”, thanë se, forca të mëdha policia në orët e para të mëngjesit respektivisht rreth orës 5 të mëngjesit, nën pretekstin se po e kërkojnë Riza Jonuzin, e kanë bastisur shtëpinë e tij, duke e bllokuar në këtë mënyrë “Lagjen e Trimave”.

Banorët e lagjes janë shqetësuar dhe frikësuar tejmase, duke i pasur parasysh skenat e incidentit të armatosur të pak muajve më parë. Përveç alarmimit të mediave, ata nuk kanë patur kujt t’i drejtohen. Ata pyesin se pse pikërisht tani, kur po dështojnë bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinos, po ndërmerren të tilla aksione, pa ndonjë shkak.

Për momentin akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme për arsyen e bastisjes.

Shekulli Agency