“Sëmundja e intolerancës po përhapet në disa vende të Europës”

er-6755Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë sot se “sëmundje të tilla si; intoleranca, përjashtimi dhe shpallja armik i atyre që nuk janë me ta po përhapet me shpejtësi në disa vende të Europës”.

Presidenti Erdoğan i ka bërë këto deklarata gjatë një fjalimi të mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Minsk-ut, në Bjellorusi, e ndërtuar nga Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë, (TDV).

Gjatë vizitës në këtë vend Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij. Ndërkohë në ceremoni merrte pjesë edhe Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko.

Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar dhe punuar për ndërtimin e kësaj xhamie, Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij u shpreh: ”Shpresoj dhe besoj që kjo faltore të jetë simboli i bashkëpunimit të Turqisë me Bjellorusinë.”

Bjellorusia është një vend ku njerëz me përkatësi dhe fe të ndryshme jetojnë në harmoni dhe paqe, ka thënë Presidenti Erdoğan dhe më pas ka shtuar: “Këtu jemi dëshmitarë që këto shumëllojshmëri nuk janë një kërcënim por një pasuri e madhe. Njerëz me përkatësi të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore punojnë me të gjithë forcën e tyre për stabilitetin dhe për çuarjen përpara të Bjellorusisë.”

“Nuk mund ti mbyllni dyert njerëzve që ikin nën kërcënimin e bombave” 

Duke theksuar se një skenë të tillë nuk mund ta shohësh lehtë në shumë vende të botës, Presidenti Erdoğan tha: “Sëmundje të tilla si; intoleranca, përjashtimi dhe shpallja armik i atyre që nuk janë me ta po përhapet me shpejtësi në disa vende të Europës. Vetëm se ka një identitet, veshje dhe besim të ndryshëm, njerëzit janë preh e politikave të dhunshme. Veçanërisht ata njerëz të cilët ikin nga shtëpitë e tyre pasi janë në një gjendje kritike, dhe histori të tilla të gjithë sot i shohim. Turqia prej 6 vitesh është bërë një shtëpi për miliona refugjatë të ardhur nga Siria dhe Iraku, dhe do të vazhdojë ti mbajë. Pasi kjo është një çështje e besimit tonë. Nuk mund të mbyllim dyert përballë njerëzve që ikin nga bombat. Këtë xhami, ceremoninë e hapjes së së cilës po realizojmë sot, shikoj që është përqafuar nga besimtarët vendas. Shikoj që të njëjtën gjë bën edhe Presidenti i vendit. Për këtë e falënderoj në emër tim dhe të popullit tim Lukashenko-n”.

“Do të luaj një rol shumë të rëndësishëm për njohjen e Islamit të vërtetë” 

Ndërsa në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni, Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko ka thënë se kjo xhami është jo vetëm për besimtarët e vendit, por një sihariq për të gjithë vendin.

Duke theksuar se muslimanët për herë të parë kanë shkelur në shekullin e 14-të në Biellorusi, Lukashenko në vijim të fjalës së tij tha se muslimanët këtu kanë arritur të ruajnë atdheun, kulturën dhe traditën e tyre.

Lukashenko vuri në dukje se paqja dhe qetësia janë dy gjera shumë të rëndësishme. “Sot nuk po përurojmë një xhami vetëm për muslimanët e këtij vendi, por për të gjithë popullin, pasi ajo do të luajë një rol shumë të rëndësishëm edhe për njohjen e Islamit të vërtetë si dhe për zhvillimin e kulturës në vend”, ka thënë ai në vijim.

Shekulli Agency