“Pretendimet e Orban, shembull i demonstrimit të mos njohjes së Islamit në Evropë”

Duke komentuar intervistën e fundit të kryeministrit të Hungarisë, Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë, tha se ky është “një shembull që demonstron injorancë.

Kavazoviç“Të gjitha padituritë janë të dëmshme, sidomos ato të zyrtarëve të lartë politikë të cilët kanë pushtet social dhe rolin që përmes ndikimit publik të ndikojnë në mendimin e të tjerëve. Ajo që ata kanë njohuri më të mëdha rreth çështjeve të caktuara, nuk iu jep atyre të drejtën që të paraqiten si ekspertë të gjithçkaje, sidomos jo të asaj që shumica e njerëzve e dinë më mirë”, ka thënë Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë, Husein effendi Kavazoviç në reagim ndaj intervistës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban, dhënë revistës gjermane “Focus”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke komentuar intervistën e fundit të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, ef. Kavazoviç, tha se ky është “një shembull që demonstron injorancën e dëmshme për Islamin dhe Evropën, si dhe përfaqësimit të pikëpamjeve skajshmërisht të diskutueshme mbi demokracinë.”

“Kryeministri hungarez tha se ‘Islami asnjëherë nuk i përkiste Evropës, ai ka ardhur’ dhe e shpjegon këtë që nëpërmjet ‘punëtorëve të ftuar turq’ kanë mbërritur muslimanët në Gjermani dhe në Evropë, por në ‘aspektin shpirtëror Islami nuk i përket Europës. Ky është një grup i rregullave të një botë tjetër’. Do të ishte e vështirë të supozohet se ka qytetarë të Hungarisë, për të cilët Evropa është uniteti i gjeografisë dhe historisë, të cilët nuk e dinë se me të vërtetë Islami ‘ka ardhur’ në Evropë, dhe në veçanti atyre të cilët nuk e dinë se janë në Evropë gjithashtu ‘kanë ardhur’ edhe Krishterimi dhe Judaizmi. Por, gjithashtu është po aq e vështirë të kuptojmë se si ata me arsim të lartë në mesin e tyre nuk e dinë se në pjesë të mëdha të Evropës veriore, Islami ishte i pranishëm disa shekuj para Krishterimit dhe se, në veprën monumentale të teologut Tübingen Karl-Josef Kuschel, as hebrenjtë, as të krishterët, dhe as muslimanët, asnjëra nga tri fetë nuk ka sunduar me Evropën”, tha Kavazović.

Evropianët, nga ana tjetër, natyrisht edhe hungarezët në mesin e tyre, tha Reis-ul-Ulemau, të cilët konceptin e  Evropës e kanë bazuar në vlerat si demokracia, e dinë se edhe demokracia nuk është produkt origjinal evropian.

“Fillimet e saj janë në Greqi, në kohë kur Evropa nuk ekzistonte si identitet kulturor, dhe kur qytetet greke ishin pjesë e botës e cila kulturalisht i takonte Lindjes. Këta evropianë, megjithatë, e kanë të njohur kontributin e Islamit dhe muslimanëve, si atyre vendorë dhe ndërmjetësues në jetën kulturore dhe ekonomike të shoqërive të Evropës mesjetare dhe rolin e në ngritjen e qytetërimit modern të këtyre shoqërive”, theksoi effendi Kavazoviç.

Kryeministri hungarez, duke folur për kotësinë e “imponimit të demokracisë perëndimore” në botën muslimane, të cilën e argumenton si “një mësim i hidhur”, “Lulet e lirisë”, të cilët u “varrosën në pranverën Arabe”, pastaj refuzon mendimin e Komisionit Evropian se migrimi mund të zgjidhë problemet demografike në Bashkimin Evropian, duke u angazhuar në promovimin e mbështetjes në familje.

“Me këtë ai haptazi mohon parimin e demokracisë dhe në të njëjtën kohë tradhton frymën e krishterimit. Evropianët që anojnë kah vlerat e demokracisë dhe të lirisë kanë dënuar dhe dënojnë procesin e prerjes dhe varrosjes të luleve të lirisë të cilat kishin lulëzuar në Pranverën Arabe, sikur të krishterët që anojnë kah feja tyre kërkojnë respektimin e shenjtërisë së jetës njerëzore, madje edhe ato jetë që i përkasin emigrantëve nga Lindja të cilët po përpiqen për të gjetur paqe dhe siguri në Evropë. Ne nuk e dimë nëse zoti Orban dhe qeveria hungareze kanë bërë diçka të tillë”, tha Kavazoviç.

Duke shprehur kundërshtimin e tij të fortë ndaj pretendimeve arbitrare dhe të dëmshme të Viktor Orban, tha se: “Na vjen keq që këto janë shprehur, dhe shpresojmë se pretendime të ngjashme rreth Islamit, Evropës dhe demokracisë në të ardhmen nuk do të gjenden në fjalimet e zyrtarëve të lartë politike evropiane”.

Shekulli Agency