Politika e dekadave të fundit në Lindjen e Mesme

Shteti më i mirë është ai që luan rolin dhe funksionin e arbitrit ndërmjet dallimeve e diferencimeve në shoqëri.

lindja-e-mesme-48654776533Turqia, për të zgjidhur problemet themelore shoqërore dhe burokratike që ka, fillimisht i duhet të bëjnë një studim në lidhje me infrastrukturën e saj. Dhe për të shënuar një progres të caktuar në këtë drejtim, duhet që vetëdija shoqërore të transformohet, duhet që mundësitë teknike të ngrihen në një nivel të mjaftueshëm dhe së fundmi ka nevojë për një vizion për të ardhmen.

Pasi një shoqëri që nuk ka perspektivë për të ardhmen, nuk mund të zgjidhë asnjë problem, nuk mund të realizojë dot zhvillime të reja. Një nga specifikat më të rëndësishme që i bën dinamike shoqëritë është që njerëzit duhet të kenë një ëndërr. Martin Luther King diskriminimit racor në Amerikë i dha fund me ëndrrën që ai kishte qëndisur në zemrat e zezakëve.

Organizimi, që ne i themi shtet, është një institucion i krijuar për të përballuar nevojat e individëve në planin shoqëror. Kur kjo strukturë përmban një ideologji specifike, atëherë kjo sjell probleme serioze. Pasi edhe shtetet që u krijuan pas Luftës së Parë Botërore mbi ideologjinë e nacionalizmit, shumica e tyre më vonë u detyruan që të heqin dorë nga struktura që kishin.

Sepse ideologjia e nacionalizmit në fund të fundit ishte krijuar duke dalë kundër perandorive dhe mbretërive shumëkombëshe. Nacionalizmi krijoi një infrastrukturë të rëndësishme për idenë e standardizimit si një kundërshti dhe alternativë e pluralizmit.

Shtet-kombet bënë përpjekje të mëdha për të sheshuar dallimet e natyrshme që kishin brenda tyre. Në fakt shtetet e botës pas Luftës së Parë Botërore ndoshta më shumë politika zhvilluan dhe ndoqën në fushat e asimilimit dhe integrimit.

Ndryshimet që rrodhën më vonë në botë sollën edhe dallime edhe në këtë fushë, pra sollën diferencime edhe në strukturën e ideologjive zyrtare të shteteve. Madje shumë shtete refuzuan të kishin një ideologji zyrtare origjinale të tyren dhe kaluan në një mekanizëm të ndryshëm politik.

Me rënien e bllokut lindor ndryshimi në botë rrëshqiti drejt lokalizmit dhe dinamikave lokale. Kulturat, besimet dhe identitetet lokale për njerëzit nisën të shndërrohet në një referencë të rëndësishme. Kjo situatë solli në rend të ditës ndoshta një prej çështjeve më kontradiktore dhe të vështira të kohëve moderne.

Nga njëra anë njerëzit kanë filluar ti ngjasojnë njëri-tjetrit në këtë botë të re, e cila është kthyer në një fshat global me nxitjen e teknikës dhe të komunikimit ekzistues, por njëherësh këta njerëz duan të dalin në pah edhe me ekzistencën e tyre origjinale.

Individët filluan të ngjasojnë me njëri-tjetrin për arsye se përdorin të njëjtën teknologji, e cila sot po përhapet në mbarë botën, dhe sërish me të njëjtën mënyrë ata shikojnë edhe botën. Kjo gjendje u kthye në një vorbull që kërcënon identitetin origjinal dhe ekzistencën e individëve. Përballë këtij risku, që u drejtohet karakterit dhe identitetit të tyre, individët ndoshta shumë herë edhe duke mos qenë të vetëdijshëm për këtë filluan që ti kushtojnë më shumë rëndësi identitetit të tyre origjinal.

Në botën e ditëve të sotme po bëhen përpjekje për ti kapërcyer me kontrata kolektive themelore, me kushtetuta të mbështetura në parimet e të drejtës universale këto dilema ndërmjet individëve dhe modernizimit, ndërmjet individëve dhe shtetit. Dhe ja pra bota moderne këto kontradikta i ka kapërcyer me frymën e ligjeve të shkrira (inkorporuara) në kushtetuta, të cilat janë me kuptimin e plotë të fjalës secila nga një kontratë kolektive. Synimet për më shumë liri dhe transparencë, synime që i tejkalojnë kufijtë ve teksteve ekzistuese u shndërruan secili në nga një parim themelor të administrimit publik.

A mund ta quajmë ne këtë ‘një botë e re’? Patjetër që mund ta quajmë të tillë, pasi qasja themelore e ‘botës së re’ është të arrijë të menaxhojë me sukses kontradiktat, para se këto të shndërrohen në një konflikt.

Nuk duhet harruar që historia njerëzore, njëherësh është edhe një histori konfliktesh dhe kontradiktash. Por nuk është e thënë që çdo kontradiktë të shndërrohet në një konflikt. Pasi ekzistenca magjike e njerëzimit në këtë botë është aftësia e tij për të ndërtuar një sistem të tillë që të jetë në gjendje të drejtojë dhe administrojë kontradiktat, pa i lejuar këto të shndërrohen në konflikte të përgjakshme.

Kjo është arsyeja që shteti më i mirë është ai që luan rolin dhe funksionin e arbitrit ndërmjet dallimeve e diferencimeve. Po ashtu, edhe parimet dhe funksionet themelore të shtetit duhet të jenë përballimi me rrugë demokratike dhe transparente i kërkesave dhe nevojave të shoqërive të tyre ose të tregojë që nuk është në gjendje ti përballojë ato.

Madje kjo çështje shpjegohet edhe me konceptin e kontratës kolektive, një temë e diskutuar më herët. Tashmë kushtetutat e shteteve kanë njëkohësisht cilësinë ligjore të një kontrate për arritjen e konsensusit ndërmjet shtetit dhe shoqërisë.

Në ditët e sotme për shtetet kanë filluar të marrin një rëndësi të madhe jo vetëm kushtetutat, por edhe aktet themeluese. Qëllimi kryesor i të gjitha këtyre memorandumeve të mirëkuptimit, kushtetutave dhe marrëveshjeve është dhënia fund zbatimeve dhe praktikave arbitrare. Kjo bëhet për të penguar shtetin të dalë jashtë ligjit dhe të zbatojë në emër të publikut penalizimet për shtetasit që nuk e respektojnë ligjin.

Turqia pothuajse në asnjë periudhë të historisë së saj nuk arriti të bëjë një kushtetutë duke marrë në konsideratë kërkesat dhe preferencat shoqërore.

Duhet ditur se një vend në qoftë se nuk ka një kushtetutë origjinale dhe të bërë nga populli, në qoftë se nuk ka një akt themelimi, atëherë është e natyrshme që problemet shoqërore në atë vend mundohen të zgjidhen me anë të burokracisë dhe jo me anë të mekanizmave që reflektojnë vullnetin e popullit. Duhet pranuar që edhe në Turqi, idetë dhe aprovimet lidhur me atë se problemet më të vjetra të vendit duhet të zgjidhen nëpërmjet politikës civile kanë nisur të gjallërohen këto vitet e fundit.

Siç do t’ju kujtohet edhe juve, çështja kurde, që në themel është një problem shoqëroro-politik, ka qenë një çështje, të cilën aktorët politikë për një kohë të gjatë nuk kanë marrë guximin as ta shqiptojnë atë.

Ja pra, Turqia e Re, është njëherësh ëndrra për një vend që problemet i zgjidh përmes politikës civile, ku diversitetet bashkëjetojnë në paqe dhe vëllazëri, dhe më e rëndësishmja nga këto, është ëndrra për një vend që ka arritur të bëjë kushtetutën e vet.

 

Nga Prof. Dr. Mazhar Bağlı, ligjërues në Degën e Sociologjisë së Fakultetit të Shkencave Njerëzore dhe Sociale pranë Universitetit “Yildirim Beyazit”.

Shekulli Agency